Roza Anagnosti, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe Kinematografisë

Një figurë kaq e dashur, një zonjë kaq e ëmbël, një aktore ka e talentuar!

Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Tiranë, Shqipëri, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Vetëm 20 vjeçe, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jone” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i drites”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë.

roza-5

Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombetar në Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare.

525576_297328753680883_1202907094_n

Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mesonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981.

Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjere janë “Ndergjegja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Ne shtepine tone” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kerkon nje motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kapërceni për një moment stresin… me 10 ‘mrekullitë’ australiane, perfekte për të pushuar

Te ne vera kaloi, por në Australi ndoshta është momenti më i...
Read More