Rozana për të ndjerin Françesk Radi: ‘1 vit pa ty si një jetë…’

 

Data 3 prill shënoi 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të madh shqiptar Françesk Radi, i cili është një humbje e madhe për artin dhe muzikën shqiptare.

Artisti u shua në 2017-ën, pas një hemorragjie cerebrale dhe pasi ra në koma nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.

Të gjithë e përkujtuan këngëtarin e ndjerë ndërkohë që mbesa e tij Rozana Radi ka bërë një postim prekës në profilin e saj të Instagram-it.

Këngëtarja së bashku me të gjithë dashamirësit e Françesk Radit kanë përuruar bustin e tij tek Liqeni Artificial i Tiranës. Gjithashtu ata kanë mbjellë një pemë në emër të tij.

“Sot ne vazhdojmë rrugëtimin e ëndrrës tënde që edhe pse e prerë, tingelloi gjatë.

Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau, e kush qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim mik.

Mirupafshim Franko! Do takohemi një ditë”,- shkruan ndër të tjera Rozana.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Olsi Rama premtim të madh tifozëve të kuq: Nuk do sjellim vetëm një bomber

  Olsi Rama ka premtuar goditje të mëdha në merkato për Partizanin....
Read More