Rrahën për vdekje 60-vjeçarin, dy vëllezërit në gjykatë

vellezerit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Ekonomi, të cilët akuzohen se rrahën për vdekje 60-vje- çarin Agim Arapi.

Ndonëse mbrojtja i kërkoi trupës gjykuese një masë më të lehtë, duke afruar garanci pasurore për ta, gjyqtarja e çështjes, Eda Kaja, vendosi t’i linte në burg dy të arrestuarit, Kostandin dhe Kujtim Ekonomi.

Prokurori i çështjes, Bledar Bejko, teksa i bëri një rezyme të gjithë dinamikës së ngjarjes, kërkoi të vlerësohej i ligjshëm arrestimi i dy vëllezërve, Kujtim dhe Kostandin Ekonomi, dhe po ashtu kërkoi nga trupi gjykues të vendoste si masë sigurie për ta arrestin në burg.

Ndërsa avokatët mbrojtës të tyre, Edmond Saliu dhe Tritan Tabaku, pranuan dinamikën e ngjarjes që paraqiti organi i akuzës, por kërkuan si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi, ose garanci pasurore për klientët e tyre. Vetë të akuzuarit nuk pranuan të shpreheshin, duke u pajtuar me përfaqë- simin e avokatëve të tyre.

Pasi dëgjoi të gjitha palët, trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtarja Eda Kaja vendosi për dy vëllezërit masën e arrestit në burg. Kostandin dhe Kujtim Ekonomi nuk morën përsipër të flisnin apo të jepnin detaje mbi konfliktin, si dhe as iniciativën që të kërkonin falje para trupit gjykues për krimin e kryer.

Shkurtimisht ata pohuan se ishte viktima, i cili i kishte goditur me thikën që mbante në dyqan. Sipas tyre, qëllimi nuk ishte ta vrisnin 60-vjeçarin, por vetëm ta trembnin dhe i tentuan që ai t’i kërkonte të falur dhëndrit të tyre, Jurgen Kurtit, me të cilin kishin debatuar disa minuta më parë.

Në seancën gjyqësore morën pjesë të afërm e familjarë të autorëve të dyshuar të krimit, por asnjë prej familjes së viktimës Agim Arapi. Gjithashtu, edhe Jurgen Kurti, i cili ishte molla e sherrit për këtë ngjarje të rëndë, nuk ishte i pranishëm në sallë, për të mbështetur vjehrrin e tij. Për të evituar ndonjë konflikt të mundshëm mes familjarëve të autorit dhe të viktimës, policia kishte shtuar forcat e sigurisë në sallën e gjyqit, pavarësisht se nuk u konstatua asnjë prej familjarëve të viktimës, shkruan “Panorama”.

Dy vëllezërit, të cilët kanë një sërë biznesesh në qytetin bregdetar, akuzohen për sulmin barbar me pasojë vdekjen e shtetasit Agim Arapi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen nr. 1 të Durrësit, në bulevardin “Epidam”.

Shkak për konfliktin mes autorëve dhe viktimës është bërë një qira e papaguar prej 13 mijë lekësh nga autorët kundrejt viktimës, pas marrëveshjes që kishin bërë me njëritjetrin në lidhje me një tub aspirimi që kalonte nga piceria e tyre nëpër pronën e viktimës.

Fillimisht ka qenë bashkëshortja e 60-vjeçarit, Vjollca Arapi, ajo që i ka kërkuar Jurgen Kurtit qiranë e muajit mars. Por ky i fundit, pasi është konfliktuar me çiftin, ka thirrur nëpërmjet telefonit vjehrrin e tij, Kostandinin. Më pas, në ndihmë të Kostandinit, ka shkuar edhe i vëllai, Kujtimi.

Ata e kanë dhunuar 60- vjeçarin brenda në dyqanin e tij. Për pasojë, Arapi ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti. Ai kishte bërë një ndërhyrje në zemër tetë muaj më parë, dhe nuk e ka përballuar dot sulmin e agresorëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tritol lokalit të një personi me precedent penal në Elbasan, policia çaktivizon lëndën plasëse

Një pako me tritol është vendosur në shkallët e një lokali në...
Read More