Rrëfehet Anxhela Martini, nga shikimi i parë me Dragos deri në dasmën e pazakontë!

Ajo është shqiptarja më provokuese në këtë planet…

Quhet Angela Martini dhe e ka vendosur qysh kur ishte fare e vogël se jeta e saj do t’i ngjante një filmi. Ka qenë gjithnjë në kërkim të sheshxhirimeve dhe skenarin, regjinë e rolin kryesor e ka luajtur përherë vetë. Por prej disa kohësh, filmit të saj i është bashkuar një tjetër protagonist, me të cilin bukuroshja nga Shkodra ka vendosur të ndajë jetën, pas një dasme dhe premtimi për dashuri të përjetshme, aspak të zakontë.

Dasmën e saj dhe gjithçka tjetër nga njohja me Dragos Savulescu, Angela i ka rrëfyer për një program televiziv në Rumani, të cilin revistawho.com e ka siguruar të plotë dhe sjell sot në dy pjesë një intervistë të gjatë më Angela Martinin…

Anxhela si ndihesh?

Jam shumë mirë dhe shumë e lumtur.

Dashuria që keni për njëri-tjetrin dallohet në sytë tuaj…

Po, është e vërtetë jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe jemi me fat që jemi njohur.

Le të flasim pak për dasmën. Një dasmë e organizuar në Las Vegas, në mesnatë, ideja e kujt ishte?

Nuk ishte e planifikuar, në fakt u vendos në momentin e fundit. Ne as nuk u fejuam më parë. Ishim në LA dhe një nga miqtë tanë na ftoi të shkojmë në Vegas. Unë dhe Dragos ramë dakort dhe në mëngjes ditën përpara se të niseshim për në Vegas, u zgjuam pranë njëri-tjetrit dhe duke u parë në sy thamë le të martohemi. Filloi si një shaka.

Kush nga ju të dy e tha i pari frazën “le të martohemi”?

As nuk e mbaj mend në fakt. Kujtoj vetëm që u zgjuam dhe i thashë Dragos “të dua”, ai m’u përgjigj “edhe unë të dua”. Dhe aty filluam duke thënë le të martohemi, si fillim me shaka. Pastaj u kthye në serioze çdo gjë. Shkuam në Vegas dhe i thashë shoqes sime që do martohemi. Ajo sigurisht që u çudit, por ne e kishim ndarë mendjen. Nuk njoftuam prindërit, miqtë, askënd. Nuk kisha as unazë, as fustan asgjë. Dhe të gjitha këto i gjetëm ditën tjetër në vetëm një ditë.

Më trego, si ishte dasma jote e paplanifikuar?

Ishte e mrekullueshme në të vërtetë, nëse do kisha një jetë të dytë do e bëja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ishte pikërisht siç e ëndërroja, sepse unë kurrë nuk kam dashur një dasmë tradicionale, ku shkëmbehen unazat, e planifikon për një vit të tërë dhe është më shumë për njerëzit e tjerë sesa për ty. Për mua ka rëndësi momenti, energjia mes dy personave dhe universi, jo dëshira për t’u shfaqur, për të pasur fustanin më të shtrenjtë apo diçka tjetër të ngjashme.

Pra, për ty ka pasur rëndësi ai shikim në sytë e partnerit dhe çasti, jo dëshira për një dasmë të shtrenjtë…

Pikërisht, të qenit spontane, kjo e bëri dasmën të paharrueshme për mua, e bëri të duket si një film.

Le të kthehemi te dasma, më trego momentin që shkele në altar, njëlloj si t’ia tregosh një shoqeje, zëre sikur më more në telefon dhe më the “hej unë u martova dje”…

Dragos u zgjua dhe të dy filluam të kërkojmë për një altar dhe zgjodhëm më të voglin. Ceremoninë vendosëm ta bëjmë në mesnatë.

Pse në mesnatë?

Për mua mesnata është momenti më romantik, kur edhe hëna është e plotë. Nuk e di ndoshta kam parë shumë filma dhe kjo ka ndikuar te unë. Pastaj shkuam të gjejmë unazat. Ai gjeti të vetën, unë timen.

Mund ta shoh unazën?

Po patjetër, kjo në fakt është vetëm unaza provizore, e vërteta akoma po punohet.

Por ti gjithsesi do e mbash edhe këtë apo jo?

Patjetër, edhe këtë edhe tjetrën.

Unë shkova për shopping me shoqen time, për të gjetur një veshje që të kisha mundësi më vonë për të organizuar s gjërat e tjera, por ora shkoi 18:30 dhe unë i telefonova Dragos dhe i thashë: “I dashur unë nuk kam një fustan, nuk mund të gjej asgjë, nuk e di çfarë të vesh”…

Ai më tha mos u shqetëso dhe vendosi që të mos vishesha me një fustan të bardhë, sepse e zgjodhi ai çdo gjë për ne.

Pra, atë fustan të zi aq seksi e zgjodhi ai për ty?

Po, ishte ideja e tij. Ai më tha mos u shqetëso unë do të gjej çdo gjë. Ai erdhi dhe më tha di tre dyqane, bëri zgjdhjen dhe unë isha duke parë fustanin dhe i thashë “Nuk mund të martohem kështu”. Ai më tha ky fustan është unik, është ndryshe nga të tjerët dhe ti kështu duhet të vishesh.

Si u ndjeve në atë fustan?

U ndjeva mirë, u ndjeva ndryshe, ndjeva se ne nuk do të shkonim drejt një martese të mërzitshme, po ndihesha si në një aventurë jo sikur jeta ime po mbaron, por sikur jeta ime sapo filloi. Ishte shumë emocionuese. Ne nuk kishim kohë për asgjë.

A kishit ndonjë mik me vete?

Kishte disa miq që po na prisnin, por askush nuk e dinte se ne do të martoheshim, ata prisnin që ne të luanim, edhe pse vetë martesa është një lojë e madhe. Pastaj pas dasmës ne kërkuam të hanim pica, sepse ishim shumë të uritur.

A ka diçka që të mërzit nga Dragos, por që është edhe e bukur?

Diçka që jo se më mërzitet, por që është shumë e bukur ose e ëmbël nga ana e tij është momenti kur shqetësohet nëse diçka po shkon keq me mua. Përshembull, nëse unë filloj të kollitem ai fillon të shqetësohet shumë, më shikon nëse kam temperaturë, ose më thotë eja të shkojmë tek mjeku. Kujdeset shumë për mua dhe nëna ime e pëlqen shumë këtë gjë. Kujdeset për mua më shumë se prindërit e mi.

Pse re në dashuri pikërisht me të?

Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Unë kisha akses në çdo gjë, kam njohur djem, burra të niveleve të ndryshme, burra të sukseshëm ku çdo gjë shkëlqen nga jashtë. Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndrrimtar. Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr. Kam njohur djem që lekët i kanë ndryshuar, që nuk besonin tek ëndrrat dhe tek shpiritërorja. Pastaj kam njohur djem që nuk besonin në dashuri, apo djem që thonë “Ti je gruaja ime”, por atyre nuk u intereson për ty. Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndrrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte.

A e kuptove këtë që në momentin e parë?

Në fakt ishte një dashuri me shikim të parë. Ne kishim shumë miq të përbashkët dhe unë isha duke darkuar me mikeshat e mia kur ai mori në telefon dhe tha: “Ejani në shtëpi, kemi party”. Unë isha pa make-up dhe nuk kisha dëshirë të shkoja. Mikeshat më pas më mbushën mendjen dhe pranova. Ne shkuam atje dhe unë hyra në kuzhinën e shtëpisë së tij, që tashmë është shtëpia jonë. Ne thjesht i hodhëm një shikim njëri-tjetrit dhe u përshendetëm. Ne ndjemë një energji mes njëri-tjetrit. Unë isha duke folur me persona të tjerë dhe ai afrohej shumë tek unë, por nuk më fliste. Më pas filluam të flsinim dhe në fillim folëm për shpirtëroren, për tema të thella si: pse jemi në këtë botë, ku do të shkojmë dhe unë mbeta e habitur nga ato që ai thonte. Mendoja se po tallej, thjesht po shtirej. Një javë më pas patëm takimin tonë të parë. Ai më shkruajti mesazh për një darkë dhe folëm shumë për shpirtëroren, për jetën dhe ai donte të më puthte. Më pas vazhduan takimet e tjera dhe një muaj më pas erdhi dhe puthja e parë.

Ti ke studiuar ‘Kabbalah’?

Po kam studiuar ‘Kabbalah’ për 6 vite në New York, nuk është një besim, por thjesht filozofia e jetës. Ka lidhje shumë me mjetet, si t’i përdorim mjetet në jetë, jeta pas vdekjes, shpirtërorja, energjia.

Ti ke lindur në Shqipëri, më pas u zhvendose në Zvicër dhe tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si ka qenë e gjithë kjo për ty?

Është një gjë shumë e mirë, sepse unë jam një qytetare e botës. Unë kam lindur në Shqipëri, gjë për të cilën jam shumë krenare, gjiithmonë e them ‘unë jam nga Shqipëria’. Më pas u zhvendosa në Zvicër kur isha 9 vjeçe, pra jam dhe zviceriane dhe më pas në Amerikë kur isha 21 vjeçe, jam dhe amerikane zyrtarisht. Kam jetuar në kultura të ndryshme dhe siç e thashë edhe më parë është gjë tjetër të jesh turist dhe tjetër gjë të jetosh, sepse merr nga kultura të ndryshme. Tani Rumania është shtëpia ime e dytë. Unë kam shkuar në Amerikë që 11 vjeçe, sepse aty jetonin disa njerëz të babait tim dhe kur kam shkuar atje gjëja e parë që mendova ishte: “Këtu duket si shtëpi. Unë i përkas këtij vendi”. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer Europa. Kam patur një problem me Europën, sepse njerëzit atje gjykojnë, bëjnë shumë thashetheme për të tjerët, është shumë e rëndësishme për ta se çfarë është duke thënë fqinji. Në Amerikë ti as që nuk i njeh fqinjët e tu dhe kujt i intereson se çfarë thonë komshinjtë për ty. Njerëzit nuk janë gjykues, në rast se je ndryshe nga të tjerët ata të adhurojnë, të mbështesin. Më pëlqen kur shoh të rinj që janë plot me ëndrra dhe që mendojnë se çdo gjë është e mundur, ndërsa në Europë është disi më ndryshe.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump: Nuk është koha për ta ftuar Putinin për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se...
Read More