Rrëfehet Armina: Shkëlzeni është xheloz, ja arsyeja që më mbajti në Shqipëri

E ftuar  në Pop Culture, Armina rrëfeu për projektet e saj në fushën e modës, por nuk iu shmang as pyetjeve për raportin me Shkëlzen Berishën.

Armina Mevlani 1

Picture 1 of 4

Dy ditë më parë, çifti festuan përvjetorin e tyre të dashurisë, por ende nuk kanë plane të afërta për të lidhur kurorë. E pyetur se sa xheloz është Shkëlzeni, ajo është shprehur se në fillimet e lidhjes ka qenë më shumë, ndërsa tashmë ka ndryshuar.

“Është aq xheloz, sa duhet të jetë një mashkull”, thotë Armina. Ndërsa teksa moderatori e ka pyetur nëse Shkëlzeni ka qenë lidhja e saj e parë Armina përgjigjet: “Unë shok ka pasur edhe më parë, edhe pëlqime. Por lidhje nuk kam pasur. Kjo është lidhja ime e parë”.

Ndërsa Kelvi e pyet se ku dhe si e mendonte veten nëse nuk do të ishte e lidhur me Shkëlzenin, Armina e ka mjaft të qartë atë që do të ndodhte me të: “Mendoj se tani do isha jashtë Shqipërisë. Në fakt, në atë kohë që u njoha me Shkëzenin isha në një fazë kur po krijoja kontakte me jashtë, me idenë që doja të ikja, madje doja të vazhdoja edhe një master.

Por njohja me Shkëzenin m’i ktheu planet. Shkëlzeni ka qenë e vetmja arsye që vazhdoj të jetoj dhe t’i ndjek gjërat e mia nga Shqipëria. Realisht, do më ndihmonte shumë nëse do të jetoja jashtë, sepse kam pasur mjaft raste kur të huajt kanë qenë gati për bashkëpunim, por pengesa ime ka qenë fakti që jetoja në Shqipëri”, – rrëfen Armina.

Shkruar Nga
More from Revista User

Historia frymëzuese e 45-vjeçarit rrobaqepës

45-vjeçari ka një histori frymëzuese. Ai ka sfiduar mosmarrëveshjet duke u bërë...
Read More