Rrëfehet Ervin Salianji: Më kanë sulmuar edhe brenda PD…

Deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin e kemi parë sot në një rrëfim ndryshe, të çlirët dhe pak përtej politikës.

I ftuar në këndin e ekselencës në emisionin “Vila 24” në News 24 ai ka ndarë me studentët pasionet e tij, rutinën e përditshme dhe gjërat që e motivojnë për të ecur përpara.

Ndonëse i ri, Salianji ka pranuar se është një nga ata që s’ka bërë kurrë kompromise përballë së vërtetës, se ka folur hapur e ka ngritur zërin kundër qeverisë. E ndërsa ka krijuar profilin e tij brenda së djathtës deputeti pranon se ka pasur edhe përplasje, madje është sulmuar edhe nga brenda Partisë Demokratike.

PASIONET
“Kohët e fundit kam zbuluar një pasion për biçikletën, e përdor për të vizituar fshatrat rreth e rrotull, nuk e përdor në qytet se është risk i madh. Nuk dua të aksidentohem dhe t’ju jap këtë kënaqësi disave (qesh). E përdor në rrugë dytësore”

RUTINA
“Çdo mëngjes dua të lexoj gazetat. Më duket sikur më ikën lajmi nëse nuk i prek. Në periudhën e verës lexoj edhe libra”

SULMET
“Është e vërtetë që jam ndër më të sulmuarit në radhët e PD, kjo për faktin se nuk kam bërë kompromise me të vërtetën. Jam sulmuar si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, flas për figura të vjetra të PD”

DY FJALË PËR LSI
“Sot po luftohet për rregulla loje a mund të rregullojmë situatën që të kemi zgjedhje të ndershme. LSI nuk duhet parë si gogol, ka kryetar të ri me mendime të reja”

NEGOCIATAT
“Më shumë se sa të presim lëmoshë duhet të përmirësojmë cilësinë e jetës, institucionet dhe shtetin e së drejtës. S’ka lidhje iku Tahiri apo jo. Çështja është a funksionojnë institucionet.. A ka korrupsion? Po e pranojmë të gjithë. Po të dënuar ka? Jo…po ç’diskutojmë kot”

GABIMI MË I MADH I RAMËS
“Gabimet më të mëdha të Ramës e qeverisë së tij janë tre. Projekti i kriminalizimit të institucioneve, kanabizimi i Shqipërisë si projekt, dhënia e Shqipërisë si ta ketë pronë të vetën, PPP”

MIQËSIA BRENDA PD dhe PS
“Nuk ka një emër nga PS që mund t’ju them. Do vlerësoja dikë që do dilte kundër linjës së partisë dhe të thoshte po, në këtë vend ka drogë. Në politikë është shumë e vështirë të gjesh miq, por në PD kam të tillë. Më vjen mirë që ka njerëz të tillë si Grida Duma apo Erjola Pampuri, vlera të shtuara për partinë që kanë ardhur nga bota akademike për të dhënë konstibutin e tyre edhe në politikë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Detaje nga mashtrimi 900 mijë euro”: Historia e Olesias dhe emri i biznesmenit

  Një stomatologe e njohur në Tiranë, mike me disa prej VIP-ave...
Read More