Rrëfehet ‘shënjestra’ e sulmit në Vlorë: Lëvizja me armë, pasi…

“Nuk i pashë personat që na qëlluan me breshëri kallashnikovi. Dyshoj se atentati ndodhi për hakmarrje. Duan të më heqin qafe, ndaj dhe lëvizja i armatosur për t’u vetëmbrojtur”.

Kështu ka deklaruar në polici 39-vjeçari Ferdinand Llanaj, i cili u sulmua paraditen e së dielës në rrugën “Transballkanike”, në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Në këtë ngjarje të rëndë u plagos dhe djali i tij 8-vjeçar, B.Llanaj si dhe miku i tij, Dritan Begaj 50 vjeç. Pas atentatit që tronditi banorët e qytetit bregdetar, policia ka arrestuar Llanajn, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i autorëve të krimit. Burime zyrtare nga policia e Vlorës dje bënë me dije se 39-vjeçari edhe pse i plagosur (ka marrë dy plumba në trup) dhe po mjekohet në spital është në gjendje arresti, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se pistoleta model 56 që u gjet pranë automjetit të tij “Mercedes-Benz” me targa VL 6368C, i përket pikërisht Ferdinand Llanajt, çka do të thotë se 39-vjeçari u është kundërpërgjigjur me zjarr atentatorëve të tij. Ndërkaq, mësohet se një ditë pas plagosjes së trefishtë, numri i personave të shoqëruar nga policia në lidhje me këtë ngjarje ka arritur në 30. Sipas hetuesve të çështjes, mes personave të shoqëruar dhe të marrë në pyetje kanë qenë edhe familjarë të fisit Xhaferraj nga Selenica si dhe të afërm të personave të përfshirë në masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur dy vite më parë në këtë qytet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jennifer Lopez puthet publikisht ish-bashkëshortin

Ky mund të quhet një nga lajmet më befasuese të ditëve të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.