Rrëfimi i koleges: Adela e parandjeu…

Drejtoresha e programacionit të “Fax News” Anjeza Hoxha ka rrëfyer se si e njihte Adelën, dhe madje edhe parandjenjën e saj për këtë që i ndodhi. Anjeza rrëfen se me Adelën është njohur në televizionin ku ajo do të niste emisionin e saj të ri. Disa ditë më parë në një nga kohët që ndanin bashkë gazetarja,që u nda sot nga jeta i kishte treguar një moment jo të mirë shëndetësor, që i kishte ndodhur dy vite më parë.

“Adelën e kam njohur këtu në ‘’Fax News”, ishte mjaft entuziaste dhe priste që shumë shpejt të kishte emisionin e saj. Ajo është detajiste dhe pronari i televizionit dhe unë ishim gati që te ndihmonim atë për atë çka i duhej në realizimin e programit të ri. Adela është një vajzë shumë vitale, e donte shumë jetën dhe nuk bënte kompromise.

Donte që gjithçkaje t’ia dilte vetë. Një ditë ajo më kishte folur, në një nga kafet që konsumonim, më tha për një problem që kishte pasur dy vite më parë, ajo kishte humbur ndjenjat në zyrë. Miku i saj Eraldo Rexho i kishte ardhur në ndihmë dhe sipas mjekëve nuk ishte parë e arsyeshme të kurohej.

Ajo kishte bërë të gjitha ekzaminimet, kishte dyshime, po asnjë nga mjekët nuk kishte thënë që ajo mund të vuante nga epilepsia. Ajo më ka thënë që ‘’Anjeza unë kam frikë se një ditë do të më përsëritet” po unë vetëm sot e kuptoj parandjenjën e saj”, u shpreh Anjeza Hoxha.

Adela iu bashkua nismës më të re televizive ‘’Fax News” që në datën 1 tetor në pozicionin e gazetares së kulturës dhe në 15 nëntor do fillonte emisioni i saj në këtë ekran ‘’Shtëpia e Adelës”.

Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë shoë televiziv.

Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”.

Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

Adela ka lënë pas dy prindërit e saj, si dhe motrën dhe vëllain të cilët jetojnë në Gjermani. Nëna e saj ndodhet në gjendje të fikti pas marrjes së lajmit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kina thirrje Japonisë për Fukushima-n

Kina i ka bërë thirrje Japonisë që të marrë përsipër përgjegjësitë e...
Read More