Rrëfimi i pazakontë i Papës, për atë që i ndodh gjatë lutjeve

Papa Françesku pohoi se ndonjëherë e zë gjumi ndërsa është duke u lutur, por kjo nuk e pengon të shenjtërojë emrin e Zotit.

“Edhe unë kur lutem ndonjëherë më zë gjumi”, pohoi duke buzëqeshur në një intervistë dhënë televizionit katolik TV2000.

“Pushimi dhe gjumi nëse i ofrohen Zotit kthehen në lutje, kështu e thotë Bibla dhe e konfirmojnë shenjtët”, shpjegojnë burimet religjioze.

“Shën Tereza e Fëmijës Jezus e thoshte vazhdimisht dhe e theksonte se kjo gjë i pëlqente Zotit”, shpjegoi Papa duke cituar disa psalme që flasin për ëndrrat, tregohen profeci dhe u kërkohet besimtarëve që ta braktisin veten tek Zoti si një fëmijë në krahët e atit, shkruan bota.al

“Kjo është një nga shumë mënyrat për të shenjtëruar emrin e Zotit, të ndihesh fëmijë në krahët e tij”, vazhdoi Françesku.

Edhe pse 80 vjeç ai është plot energji kur takon turmën, por kur lutet fytyra e tij shndërrohet, bëhet serioz dhe i mbyll sytë për momente të gjata.

Dita e tij është shumë e lodhshme , por ai shkon të fle në orën 21 dhe ngrihet në 4:00, lutet dhe bën një pushim të shkurtër pas dreke.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkrumbohet makina në Fier, shkak bëhet shkëndija elektrike

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman. Ngjarja ka...
Read More