Rrëfimi i sinqertë i Maks Velos në Shkollën Verore të UET: Ja pse i rezistova burgut të Spaçit

Shkolla verore 2018, e organizuar nga UET dhe World Vision Albania and Kosovo, edhe këtë vit ka patur një të ftuar mjaft interesant për të zhvilluar në formën e bashkëbisedimit një intervistë me gjimnazistët.

Maks Velo, një personazh multidimensional, pjesë e pandashme e jetës publike shqiptare dhe kontribues i rëndësishëm në shumë fusha të tilla si arti, letërsia, arkitektura etj, ndau me gjimnazistët e pranishëm, historinë dhe këndvështrimet e tij për shumë tematika.

Një bashkëbisedim në të cilin protagonisti foli “pa dorashka” dhe dha mesazhe të drejtëpërdrejta për shumëçka.

“Ku qëndron problemi me ne shqiptarët? Janë dy gjëra. Ne kemi frikë nga varfëria e kaluar. Ne e kemi frikë historike. E tërë kjo pamje është teatër. Do shkatërrohen kombet në se vazhdohet kështu. Teatri qëndron në faktin se bëjmë sikur punojmë, sikur lodhemi, sikur jemi të ndershëm”, tha Velo.

Krahas këndvështrimeve të tij mbi realitetin shqiptar, Maks Velo ka rrëfyer ndër të tjera arsyet që e kanë motivuar të qëndrojë i fortë përballë shumë ngjarjesh në jetën e tij, si burgu politik në kampet më të egra të diktaturës.

“Burgu i Spaçit ishte vërtëtë i ashpër dhe i vështirë. Pse rezistova unë? Sepse kam kaluar fëmijëri të lumtur. Unë po punoj akoma në këtë moshë sepse nuk e di sa do jetë, por e bëj për njerëzit e tjerë.

Kjo është mënyra ime për t’ua kthyer, se unë jam i aftë dhe lë diçka për njerëzit!”
Energjik dhe i apasionuar edhe në moshën 83-vjeçare, Velo ndau me gjimnazistët një mesazh shumë të rëndësishëm.

“Mjafton të jesh vetja, nuk ka rëndësi se ku. Në se doni të jeni të mire, do rrezatoni kudo. Nëse do të jesh i veçantë, bëhesh i veçantë. Njeriu i veçantë ndryshon nga ai konfomist nga detyra që i vetes”, tha Velo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ja ç’do bëjë FBI, Lu vendos afat për arrestimet: S’ka darkë falas

  Në Shqipëri u prezanua sot Task Forca kundër organizatave dhe grupeve...
Read More