Rrëfimi i trishtë i DJ Avicii para vdekjes: Festat të helmojnë, nuk jam i lumtur

 

Është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari dhe DJ me famë botërore, Tim Bergling, apo siç njihet me emrin e artit DJ Avicii.

Ai ishte një nga DJ më të njohur në mbarë botën. Emrin e vërtetë e kishte Tim Bergling, nga Suedia, por të gjithë e njohin si “Avicii”.

Megjithatë, në vend që admiruesit e tij të prisnin ndonjë perlë të radhës në prag të sezonit veror, duke ndezur diskotekat në mbarë botën, një lajm i kobshëm vjen nga Omani i largët.

DJ dhe producenti muzikor është gjetur i vdekur këtë të premte, pa ditur asnjë detaj se nga se apo si…

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”, njoftuan përfaqësuesit e tij në një deklaratë.

“Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit, pasditen e kësaj të premteje. Familja është e shkatërruar nga ky lajm, ndaj kërkojmë me përulje respekt maksimal për nevojën e tyre për privatësi, në këtë moment tejet të vështirë. Të paktën për momentin nuk do të jepen më informacione apo deklarata”.

Avicci u tërhoq nga performancat e tij në vitin 2016, për shkak të problemeve shëndetësore. Disa prej hiteve më të shquara të tij janë “Levels”, “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”.

Më 29 mars 2016, Avicii shokoi fansat e tij.

Me një postim në FB, ai deklaroi se do të tërhiqej nga aktivitetet publike.

28-vjeçari tha se do e çonte deri në fund turneun e tij muzikor, më pas do të tërhiqej.

Jo nga muzika, por nga dalja në skenë.

Një javë më vonë, ai i tha mediave se ky ishte një nga vendimet më të vështira të jetës së tij.

“Duhet të bëj diçka për shëndetin tim. Skena nuk ishte për mua. Unë jam një person shumë introvert, prandaj ishte e vështirë për mua. Mendoj se atje kam marrë shumë energji negative”.

Vitet e shkuara, ai ka folur shpesh për problemet me alkoolin, që kanë shkaktuar dëme të shumta në trup.

“Nuk bëhej më fjalë për sukses. Unë po bëhesha gjithmonë e më pak i lumtur,” tha ai në intervistën e fundit.

“Festat janë të mira, por unë ndjehesha i vetmuar, madje kisha ankth. Këto festa po më helmonin”.

Pak kohë pas këtyre komenteve, ai gjeti vdekjen.

Avicii ndërroi jetë të premten në moshën 28-vjeçare në Oman.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, “Trump është moralisht i papërshtatshëm për president”

  Ish-drejtori i FBI-së, James Comey jep intervistën e tij të parë...
Read More