Rrëfimi pa doreza, Çiljeta: Vështirësitë për të rritur djalin e vetme

Këtë fundjavë Çiljeta do të prezantojë më “Kënga magjike” projektin e saj më të fundit. Ajo është artiste shumë e afirmuar për publikun shqiptar. Në një rrëfim tjetër si asnjëherë më parë për emisionin “Chic” të moderatores Fjodora Fjora në News24, Çiljeta Xhilaga flet për të gjitha detajet e jetës së saj profesionale, për këngën e saj të re.

Ajo së fundmi ka qenë pjesë e një filmi me metrazh të gjatë, një thriller që e shikon shumë ndryshe këngëtaren shqiptare. Ajo gjithashtu foli edhe për jetën e saj personale për djalin e saj që tashmë është 5 vjec, Ferndando.
Ke kohë që nuk ke një angazhim që të mbaj natën vonë zgjuar dhe të flesh në mëngjes
Jo, historikisht i kam pas mëngjeset të lira për gjumë, si e angazhuar si jo mëngjesin e kam shumë të rëndësishëm. Megjithatë edhe angazhime kam pasur psh. në fundjavë.

Po djali a nuk ta bën zgjimin herët në mëngjes?

Po më zgjon në 8 për ta çuar në kopësht. Por ka momente që më ndihmon dhe mamaja por edhe gruaja që jeton me ne, të cilat e çojnë në kopësht dhe unë fle. Ia kam lënë vetës këtë komoditet.

Çiljeta ti je gati për t’u ngjitur në skenën e “Këngës Magjike” me një interpretim të ri, me një baladë. Ti me baladat ke filluar të bëhesh më shumë pranë publikut. Pse pikërisht me një tjetër baladë në “Kënga Magjike”?

Më fle shpirti tek baladat. Përveç pjesës komerciale që duket të bëj këngë ritmike psh. në verë nëpër kompeticione më pëlqen të shfaqem me balada. Këtë herë vij më një balada nga Elgit Doda. Një baladë që flet për dashurinë në përgjithësi nuk ka diçka specifike.

Si do të jetë performanca jote në Kënga Magjike?

Ende nuk kam vendosur diçka se si do të jetë.

Dikur ke qenë më agresive, më seksi, shumë potente në skenë ndërsa tani je bërë më e butë, mëmësia të ka bërë të ëmbël të dashur…
Nuk është se jam bërë më e dashur, por çdo gjë ka ato fazat e pjekurisë, të moshës. Edhe vetë e ka ndier këtë pjesë, bëj pak pushim, të jem pak më qetësi, të kem pak kohë më shumë për familjen për vetën. Po nuk jam larguar apo kam hequr dorë, jam shumë aktive si në koncerte dhe në rrjetet sociale.

Kur të propozoj Elgiti një baladë, ca mendove pse sërish një të tillë?

Ideja ishte e imja kisha unë dëshirë për një baladë, kam bërë diçka shumë të bukur, besoj këtë javë.

Sa vite t’u bënë që merresh me muzikë?

Që në moshën 18-vjecare i kam hyrë seriozisht se për të kënduar ka qenë më herët që 15 vjeçe.

Sa këngë ke në repertorin tënd?

Ka rreth 38-40 këngë.

E ke menduar ndonjëherë t’i mbledhësh ato më të mirat në të gjitha vitet?

Po e kam menduar të mbledh këngët e mia më të mira dhe t’i publikoj në një album. Dua të bëj dhe një recital timin me të gjitha këngët, të performoj tamam sic kam bërë dikur madje dhe me të gjitha veshjet, të cilat i kam ruajtur ndër vite. Por jo tani më vonë.

Nuk ke frike të veshësh ato para 15 vitesh, si je me format?

Jo nuk kam frikë, madje tani kam ardhur më mirë, kam ndryshuar për mirë. (qesh)

Kohët e fundit përveç muzikës të kemi parë të informuar edhe në televizion, i cili është kthyer në një formë profesioni. Duket se ia ke ndier mungesën programeve televizive?

Të fundit e kam pasur në emisionin “Tu si che vales”. Nuk e di ende se çfarë do bëhet këtë vit me emisionin, por besoj se mbas një farë kohë do ta shoh veten në një emision timin. Nuk e kam problem të përshtatem me prezantimin. Hera ime e parë me prezantimin ka qenë kur isha 17 vjeçe kur prezantoja “Netët e klipit shqiptar” në Pallatin e Kongreseve. Veten e shoh në një spektakël timin në të ardhmen.

Ke një ide se çfarë ke në mendje?

Jo nuk ta them (qesh). Ta realizojmë njëherë pastaj, ja nuk u bë po pastaj. Kur të bëhet do bëjmë intervistën tjetër.

Le të flasim pak për impenjimet e tua, djali vajti 5 vjec…

Po ai në shkurt bën 5 vjeç ndërsa unë 33 vjece.

Si i mban 33 vite?

Në mendjen time jam 23 unë. Jam akoma Çili ëndërrimtare, që ëndërron me sy hapur që sheh kukulla, që beson në dashurinë e vërtetë që beson në princin e kaltër. Nuk ka ndryshuar asgjë tek unë si individ brenda domethënë. Madje dhe Fernandon kur e shoh them e kam bërë unë apo është vëllai im. Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ai është i dashuruar me mamin e tij. Fernando ngrihet në mëngjes, më puth, më thotë dashuria ime. Ai më fal shumë dashuri. Kalojmë shumë kohë bashkë por kur kam angazhime e lë tek mami por pjesën tjetër është me mua.

Ti ke qenë vetëm në rritjen e djalit, sa e vështirë është?

Kur isha shtatzënë me Fernandon kisha kohë që më kishte ardhur ndjesia e mëmësisë dhe e prisja me shumë dëshirë atë. Ndryshoi cdo gjë në jetën time. Për tre vite me radhë iu përkushtova e tëra dhe bëra një shkëputje të madhe nga karriera. Fernando ishte kudo me mua, nuk e kam ndier këtë pjesën e rritjes vetëm, kam pasur mamin në krahë që më ka ndihmuar shumë. Jam një njeri praktik që e marr jetën si të më vij. Nuk jeton në realitet jetoj në ëndrrat e mia dhe jam shumë praktike (qesh).

Këto janë dy gjëra krejt të kundërta të ëndërrosh dhe të jesh praktike?

Kam ëndrrat e mia në kokën time por që nuk e vras mendjen, i marr gjerat shumë lehtë. Jeta është shumë e shkurtër për t’u mërzitur për t’u stresuar, për të qarë. Jeta merret si të vij, rëndësi ka të kesh shëndetin, të kem djalin mirë të tjerat merren si të vijnë.

Kë menduar ta bësh me një vëlla ose motër Fernandon?

Nuk të kthej dot përgjigje sepse është shumë herët për ta menduar në jetën time. Ndoshta në një të ardhme si dihet asnjëherë jetës së si vjen. Tani është koha t’i përkushtohem jetës sime si me djalin si karrierës. Për të menduar për një motër ose vëlla është shumë herët. Jam shumë e lumtur në këtë realitet që jetoj dhe nuk e kam në mendje një tjetër fëmijë për momentin.

Një nga gjërat që të ka tronditur më shumë si në jetën private apo preofesionale ka qenë media, si e ke ti raportin me media?

Kam një marrëdhënie të mirë me kolegët që kanë portale, shumë pak janë ata që nuk i njoh që mund të më kenë sulmuar. Tashmë Instagrami është bërë një mjet ku promovon çdo gjë vet deh kur ke shumë ndjekës e lançon këngën atje. Ose psh një foto që ti hedh portalet e marrin. Ka pasur dhe momente që jam ndier e ngacmuar nga portalet. Ka raste që jam mërzitur dhe kam bërë deklaratat e mia në Instagram. Gjithmonë kam thënë se nuk më pëlqen që nxjerrin lajme pa më pyetur. Për pjesën artistike lë të flasim çfarë të duan nuk e kam problem, nuk mund ta ndaloj dikë për të bërë një shkrim ndërsa për jetën personale pa më pyetur nuk kam dëshirë të jem në portale.

Ndoshta për të mbrojtur raportin që ti ke?

Për të mbrojtur shumë gjëra bashkë.

Ti e the vet je 33 vjece, ke një model që i referohesh në pjesën profesionale, muzikore artistike?

E kam kaluar këtë fazë, e kam ndërtuar identitetin tim, i kam arritur me kohë ato që kam dashur të arrij. Në pjesën artistike nuk kam një model për momentin.

Ti dhe “Kënga Magjike” keni qenë bashkudhëtar prej shumë kohësh

Po një herë në dy vjet kam marr pjesë te “Kënga Magjike”. Më pëlqen shumë ajo më jep një emocion shumë të bukur si artiste. Sepse një artiste e merr kënaqësinë në skenat e mëdha. Ajo është si një familje për mua jam rritur në “Kënga Magjike”.

Të shoh sot në mënyrën më natyrale të mundshme, por edhe ti s’ke lënë look pa provuar ? Pse u ktheve sërish të natyralja?

Besoj se më tiparet e mia jam më mirë me flokë të errët. Gjithashtu floku biond do më shumë impenjim. Palestrën e kam lënë prej një viti, mendoj se do ia filloj sërish. Nuk jam as e dobët as e shëndosh dhe nuk mbaj asnjë dietë, nuk jam maniake e tyre

Më bëri përshtypje fakti që ti gatuan?

(Qesh) Kur jeton më vetë edhe do gatuash. Kam mësuar të gatuaj edhe unë këto dy vitet e fundit. Receta ime më e mirë është pilafi (qesh) supërat, fërgesën ngaqë e kam pikë të dobët, speca të mbushura. Ndërkohë që ushqimi i preferuar për Fernandon është pilafi, mbaron për të. Edhe punët e shtëpisë i bëj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një super artiste dhe plot fashion si Gjyste Vulaj

Artistja më e angazhuar, kudo e kërkuar dhe me një publik që...
Read More