Rrëfimi rrëqethës i Adebayor: Kam menduar vetëvrasjen!

Deklarata që të lënë pa fjalë dhe mbi të gjithë me të vërtetë rrëqethëse ato të Emmanuel Adebayor për revistën franceze “So Foot”.

Me një të shkuar në klube të mëdha si Arsenali, Manchester City e Reali i Madridit, Adebayor i cili aktualisht luan me Istanbul Basaksehir në kampionatin turk, në intervistën e tij ka treguar disa detaje të dhimbshme mbi jetën e tij private.

“Kam patur dëshirë të vetëvritem në disa raste”, shprehet fillimisht sulmuesi nga Togo.

Gjithçka ka të bëjë me familjen e Adebayor.

“Gjërat e tepërta janë të vështira për t’u duruar kur punon fort për të nxjerrë familjen tënde nga varfëria”, thekson më pas bomberi togolez.

“Më telefonojnë, por jo për të më pyetur si jam, por vetëm për të më kërkuar para”, shton në fund Adebayor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Në Tiranë për të kapur peshqit e mëdhenj? Kush janë dy agjentët e FBI?

Prej disa ditësh në Tiranë kanë ardhur dy përfaqësues të FBI-së, të...
Read More