Rregulla të reja për shitjen e makinave, ja si veprohet me siguracionin!

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka gati projektligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm  të mjeteve motorike, ku përfshihen edhe rregulla sesi do veprohet me shitjen e mjeteve. Drafti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare parashikon se në rast shitje mjeti, kontrata e figuracionit nuk i kalon blerësit. Ndërsa pronari i vjetër i mjetit ka të drejtë të kërkojë pjesën e mbetur të siguracionit.

Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare thotë se pronari i vjetër i makinës, në rast se ka të konsumuar sigurimin e plotë 1 vjeçar, ka të drejtë të kërkojë në kompaninë ku ka kryer sigurimin të kërkojë primin. Ndërsa pronari i ri, sipas rregullave të reja, i hiqet e drejta e mbajtjes së kontratës së vjetër, dhe i duhet të lidhë një kontratë të re.

Rregulla të reja të shitjes

Rregullat e reja për siguracionin e makinës në rast shitjeje parashtrohen në projektligjin e ri të siguracionit për mjetet motorike. Drafti është duke u konsultuar me grupet e interesit dhe ministritë e linjës dhe shumë shpejt pritet t’i kalojë për miratim Parlamentit. Ndryshimet janë përfshirë në nenin 25 të projektligjit ku parashikohet që, kur ndryshon pronësia e makinës gjatë periudhës së siguracionit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Pra, e thënë ndryshe, në rast se makina shitet, pronari i ri nuk mund të qarkullojë me siguracionin e vjetër. Me rregullat e reja, siguracioni digjet dhe pronari i ri i makinës duhet të lidhë një kontratë të re. Aktualisht, në rast se një makinë shitet dhe kontrata 1- vjeçare e siguracionit është konsumar për 6 muaj, blerësi mund të qarkullojë me siguracionin e vjetër për pjesën e mbetur të kontratës. Pas hyrjes në fuqi të projektligjit, rregullat për shitjen e makinës do të ndryshojnë. Siguracioni i vjetër do të digjet, pra, nuk mund të përdoret nga pronari i ri i makinës. Por pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë pranë kompanisë së siguracionit kthimin e parave për pjesën e mbetur të kontratës së siguracionit. “Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm”, thuhet në projektligj.

arifat e reja

Edhe tarifat e siguracionit të makinave pritet të ndryshojnë. Në draftin e ri parashikohet zbatimi i sistemit bonus-malus për siguracionin e makinave. Sistemi parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Për çdo kategori, është vendosur edhe një koeficient. Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në varësi të historikut të aksidenteve të çdo shoferi do të ndryshojë edhe çmimi i siguracionit. Sipas këtij sistemi, parashikohet që të gjithë shoferët si dhe drejtuesit e rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit, të regjistrohen në klasën e 13-të, ose siç njihet ndryshe klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut me koeficient me vlerë të barabartë me 1″. Për klasat nga 1 në 12, koeficienti do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet.

Shitja e makinave, si do veprohet me siguracionin

NENI 25

Ndryshimi i pronësisë së mjetit

1. Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri.

2. Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

TVSH-ja, kush duhet ta mbartë barrën e saj?

Nga Eduart Gjokutaj Që kur ka filluar të funksionojë sistemi i TVSH-së,...
Read More