Rrëmbimi dhe robërimi i aktorëve të Hollywood, akuzohen 3 persona

Tre persona janë akuzuar për rrëmbimin e një yllit të filmit ‘Halloween’, së bashku me një aktore tjetër, ku këtë të fundit për shpërblim.

Dy burra dhe një grua janë akuzuar për 17 akuza kriminale, duke përfshirë rrëmbimin dhe sulmet me armë zjarri.

Sipas BBC, ata akuzohen për rrëmbimin e aktorit Joseph Capone dhe Daisy McCrackin. Thuhet se Capone është mbajtur në robëri për 30 orë pa ushqim.

Sipas informacionit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit, drama filloi më 3 maj 2017.

Të pandehurit, të identifikuar si Keith Andre Stewart, Johntae Jones dhe Amber Neal janë akuzuar se kanë shkuar në shtëpinë e McCrackin në jug të Los Anxhelosit.

Atje Stewart dyshohet se e goditi Capone në mënyrë të përsëritur me një armë zjarri. Dyshohet se dyshja u dërgua në shtëpinë e Jones.

Dokumentet zyrtare thonë se Capone u zhvesh lakuriq dhe u lidh në një vaskë, ndërsa McCrackin u dërgua në disa banka për të siguruar së paku 10,000 dollarë për lirimin e aktorit.

Sipas njoftimeve zyrtare, McCrackin ishte në gjendje të shpëtojë dhe të njoftojë policinë pasi u dërgua përsëri në shtëpinë e saj.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

A ka shtet në Shqipëri?

    (Kush i mbron të drejtat e mia?) Nga Prof. dr....
Read More