Rrënqeth Adelina Ismaili: Si e përjetova shtatzëninë pas vdekjes së nënës

Viti 2016 ka qenë një vit aspak i lehtë për motrat Ismaili. Adelina, Zanfina dhe Ema, në muajin prill humbën nënën e tyre, Monën, e cila gjithashtu ishte dhe menaxherja e këngëtareve.

3-1

Picture 1 of 3

Në disa intervista, Zanfina Ismaili ka rrëfyer për boshllëkun e madh që ka lënë ndarja e saj nga jeta, ndërsa së fundmi, për herë të parë Adelina ka treguar sesi e ka përjetuar të qenurit shtatzënë vetëm pak pas largimit të nënës së saj nga kjo jetë.

Në një intervistë për emisionin “NiN” ajo është shprehur: “Mami ndërroi jetë në prill, unë në korrik mbeta shtatzënë. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave.

“Jam përballur me ikjen e njeriut më të madh e më të shtrenjtë në jetë dhe në të njëjtën kohë kam mësuar se një jetë po rritej brenda meje. Në një anë ka qenë gëzim i tepruar dhe në anën tjetër ka qenë dhembje e tepruar. Mund të them lirisht se për herë të parë në jetë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një pjesë e imja po ngrihej lart ndërsa pjesa tjetër po fundosej.”-rrëfeu Ismaili.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sulmet ajrore ruse në Siri, vriten të paktën 53 civilë

Sulmet ajrore ruse në fshatin lindor të Al Shafah në Siri i...
Read More