Rrëshqitjet, hetim të plotë ndërtimit të objekteve në lagjen “Kodra e Shtufit”

Emergjenca e krijuar me pallatin në Gjirokastër nga rrëshqitja e kodrës ka nxitur një hetim të thellë të autoriteteve.

Burime konfidenciale për Ora News thonë se prokuroria dhe policia do të kryejnë një hetim të plotë të ndërtimit të objekteve në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Në pyetje sipas burimeve do të merren përfaqësues të kompanisë, e cila ka kryër ndërtimet.

Pallati i cili u dëmtua është ndërtuar vetëm para 10 viteve në një zonë e cila në periudhen para viteve 90 ishte totalisht e mbjellë me pemë e pisha.

21 familjet e pallatit 7 katësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër iu bindën urdhrit të pushtetit vendor dhe policisë së shtetit për të braktisur shtëpitë e tyre.

Pjesa më e madhe janë strehuar tek familjarët, ndërsa disa të tjerë në konviktin e shkollës pedagogjike. Një çift i moshuar është vendosur në ambjentet e shtëpisë së të moshuarve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Eranda Libohova: Kur do martohem? Jam shumë e lumtur

Eranda Libohova deklaroi se edhe pse ia kanë tërhequr hundën shumë nuse,...
Read More