Rreth 4500 shtetas rusë luftojnë përkrah ISIS-it

Rreth 4500 shtetas rusë janë larguar jashtë shtetit për të luftuar përkrah terroristëve, njoftuan sot shërbimet e sigurisë ruse, te cilat i tremben faktit të kthimit të tyre tashmë që grupi i Shtetit Islamik ka humbur thuajse gjithë territorin e kontrolluar prej tij në Siri dhe Irak.

“FSB-ja përcaktoi se rreth 4500 shtetas rusë janë larguar jashtë vendit, për të marrë pjesë në luftime përkrah terroristëve’’, deklaroi drejtori i FSB-së, Alexandre Bortnikov.

Deri më tani, shërbimet e sigurisë kishin raportuar për 2900 xhihadistë rusë, kryesisht me origjinë nga republikat e paqëndrueshme myslimane të Kaukazit, që luftojnë në Irak dhe në Siri.

Sipas Bortnikov, më shumë se 9500 persona janë gjykuar në Rusi në pesë vite, për krime që lidhen me terrorizmin apo ekstremizmin.

Një ditë pas njoftimit nga ana e Vladimir Putin për tërheqjen e një pjese të forcave ruse nga Siria, FSB-ja i trembet ardhjes së xhihadistëve që kthehen nga Siria në territorin rus, ku do të zhvillohet së shpejti Kampionati Botëror i Futbollit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dua Lipa lë pa fjalë Amerikën me shkëlqimin në performancën tek Jimmy Kimmel

Superylli shqiptar, Dua Lipa, gjithnjë e më shumë po shndërrohet në këngëtaren...
Read More