Rrezik shembje për 9 banesa në Gjirokastër, Shërbimi Gjeologjik: Zgjerohet perimetri i erozionit

Pas zgjerimit të perimetrit të rrëshqitjes së dherave në lagjet e qytetit të Gjirokastrës, Shërbimi Gjeologjik sugjeron marrjen e masave imediate për stopimin e fenomenit duke rekomanduar evakuimin e banorëve. Ekspertët kërkojnë ndërhyrje emergjente për rritjen e sigurisë përmes masave inxhinerike për vendosjen e ekuilibrit në zonë. Rekomandimet evidentojnë nevojën për studim të hollësishëm gjeologjik të zonës së përfshirë nga erozioni me qëllim konturimin e fenomenit.

Gjeologët kërkojnë që të përcaktohet thellësia e planit të rrëshqitjes për të vijuar me ndërtimin e mureve mbajtës me pilota.

Referuar raportit të mësipërm ekspertët sugjerojnë shtimin e masës së gjelbër, si dhe sistemimi i shkarkimit të ujërave, përmes pritave si dhe vendosjen e moratoriumit për ndërtimet vijuese në zonë. Ndërkohë ditën e Martë pas agravimit të situatës u urdhërua evakuimi i nëntë familjeve në lagjen “Cfakë”.

Ekspertiza përcaktoi rrezik të lartë për katër shtëpi, ndërsa për pesë të tjera rriska më të ulët. Evakuimin e befasishëm banorët e shoqëruan me rezistencë duke refuzuar strehimin e ofruar nga Bashkia në konviktin e shkollës pedagogjike.

“News24” evidentoi situatën në fillim të muajit Dhjetor, kur nisën rrëshqitjet e tokës, pas reshjeve të dendura të shiut. Shërbimi Gjeologjik i Gjirokastrës parashikoi rrezikshmërinë e shembjes së banesave për shkak të formacioneve të paqëndrueshme gjeologjike. Tetëmbëdhjetë familje të lagjes “Punëtori” në Gjirokastër u zhvendosën një javë më parë në ambientet e konvikteve të qytetit për të parandaluar skenarë tragjikë.

Shkruar Nga
More from Revista User

A mund të falim sërish pas tradhtisë?

E vetmja mënyrë për të gjetur qetësinë dhe për të ribalancuar marrëdhëniet...
Read More