Rreziku nga uragani “Irma”, thirrja e ambasadores për shqiptarët në Florida

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli – Faber përmes një statusi në Facebook, iu bën një thirrje të gjithë shqiptarëve e rrezikuar nga uragani “Irma” në Florida.

Ajo i fton ata të telefonojnë pranë numrave të vënë në dispozicion nga ana e ambasadës për çdo situatë emergjente dhe të lënë shtëpitë sipas urdhrit të autoriteteve.

Statusi i plotë
Një Uragan tjetër po kërcënon SHBA-në! Këtë herë pjesa jugore e shtetit të Floridas është në qëndër të vëmëndjes. Autoritetet amerikane po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Uragani Irma, dhe një pjese të madhe të popullsisë i është kërkuar të evakuohet.
Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë.
Ju bëj thirrje që të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara që dalin nga ora në orë me parashikimet e lëvizjes së Uraganit.
Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.ë[email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mundshëm.
Uroj që kjo situatë të kalojë me sa më pak probleme, për të gjithë popullsinë e prekur nga Uragani, veçanërisht për shqiptarët që kanë lënë jo pak në vëndin e tyre dhe kanë vendosur të jetojnë e punojnë në SHBA.
Floreta Faber
Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara

Shkruar Nga
More from Revista User

Trendi i ri i VIP-ave seksi në Instagram

Njerëzit e famshëm tentojnë të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet, për...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.