Rrëzohet avioni rus me 91 persona në bord

1482652510_93121313_capture

Një avion ushtarak rus me 91 njerëz në bord u përplas në Detin e Zi. Lajmi njoftohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila tha se avioni u zhduk nga radari 10 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga resorti turistik i Soçit.

Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu se kanë mundur të gjejnë pjesë të avionit në Detin e Zi. Mësohet se avioni “Tupolev 154” po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake “Aleksandrov” dhe reporterë.

Në bordin e tij gjendeshin 83 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi. Avioni po fluturonte drejt qytetit sirian të Latakias. Ai ishte nisur fillimisht nga Moska, por u ul në Soçi për t’u furnizuar me karburant.

Autoritetet ruse thanë se pjesë të avionit “TU154” u gjetën rreth 1.5km larg bregut të Soçit, në thellësi 70 metra. Deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar dhe Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk pret të gjejë të tillë.

Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit ushtarak, ndërsa raporte të ndryshme thonë se moti në zonë ishte mjaft i mirë. Modeli “Tupolev 154” është përfshirë në dhjetëra aksidente fatale, që kur u ndërtua në mes të viteve ’60.

Dikur “kali i punës” i Bashkimit Sovjetik, tashmë vetëm rreth 50 të tillë janë në shërbim. Një nga aksidentet më famëkeqe të “Tupolev 154” është ai i prillit 2010 në Smoleksn, ku mes 96 pasagjerëve që humbjën jetën ishte dhe presidenti polak, Lech Kaczynski.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kinë: Specialistë jashtë vendit ftohen për trajtimin e laureatit të Nobelit

Kina ka thënë të ketë ftuar specialistë të kancerit të mëlçisë nga...
Read More