Rriten tensionet Ukrainë – Serbi

Serbia e ka ftuar ambasadorin e saj në Kiev për konsultime, pasi Ukraina i ka shprehur shqetësimet për “mercenarët” serbë, që luftojnë në anën e kryengritësve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, që është e përfshirë nga konflikti.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u tha reporterëve se ka pasur “disa shqetësime” në lidhjet me Ukrainën dhe për këtë arsye ai kishte biseduar në Beograd me ambasadorin e Serbisë, raporton agjencia AFP.

Kjo thirrje e ambasadoruit u bë pasi Ukraina e ftoi ambasadorin e vet në Beograd për bisedime në Kiev.

Konsultimet në Kiev ishin të fokusuara në “problemin e mercenarëve serbë që luftojnë si pjesë e trupave terroriste ruse”, në rajonin lindor të përfshirë nga lufta, thuhej në deklaratën në gjuhën angleze të Ministrisë së jashtme të Ukrainës, më herët këtë javë.

Në këtë deklaratë, pala e Ukrainës u referohet “obligimeve të Serbisë brenda instrumenteve ndërkombëtare legale kundër terrorizmit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbardhet rekomandimi i FMN për taksën e pronës

Një nga rekomandimet më të rëndësishme të Fon dit Monetar Ndërko mbëtar...
Read More