Rritja e akcizës së cigares, tregtarët abuzojnë me çmimin, paketa nga 10 lekë rritet 20 lekë

Duhanpirësit që prej 1 janarit kanë nisur ta blejnë një paketë 20 lekë më shumë sesa viti i kaluar edhe pse në bazë të rritjes së akcizës çmimi duhet të rritej vetëm 10 lekë për paketë. Qeveria rriti akcizën e cigares me synim uljen e duhanpirjes por shtetit tashmë duhet të disiplinojë tregun në mënyrë që rritja të mos jetë abuzive. Vendet e BE e kanë shmangur këtë mënyrë abuzimi të tregtarëve duke e vendosur çmimin e paketës së duhanit në pullën fiskale të saj.

Rritet në mënyrë abuzive çmimi i cigareve me 20 lekë për paketë. Qeveria shqiptare miratoi rritjen e akcizës për duhanin një ligj ky që ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të këtij viti por në bazë të rritjes së akcizës duke llogaritur edhe TVSH kjo rritje duhet të ishte vetëm 10 lekë për paketë dhe jo 20 sa është aktualisht.

Vendimi për rritjen e akcizës së cigareve u bë nga qeveria me synimin për të ulur konsumin e duhanit në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë duhanpirja është një rrezik për shëndetin e shqiptarëve në një kohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit Shqipërinë midis vendeve ku konsumohet më shumë duhan.

Shqipëria ka në total rreth 753 mijë duhanpirës, nga të cilët 651 mijë janë meshkuj. Si efekt i rritjes së nivelit të akcizës ishte llogaritur 5 lekë për paketë.

Sipas llogaritjes rritja me 5 lekë për paketë +20 % TVSH, duke i shtuar dhe rritjen e tregut të pakicës, do të reflektohej në një rritje prej 10 lekë për paketë. Vendet e BE e kanë shmangur këtë mënyrë abuzimi të tregtarëve,duke e vendosur çmimin e paketës së duhanit në pullën fiskale të saj.

Kjo lë hapësirë për abuzim të hapur me çmimin në treg si nga importuesit, ashtu edhe shitësit e tregut me pakicë. Por edhe pse e ka justifikuar me mbrojtjen e shëndetit të përdoruesve, qeveria pritet të shtojë të ardhurat në arkën e saj për shkak të rritjes së akcizës.

Vetëm prej rritjes së akcizës, buxheti i shtetit pritet të arkëtojë mbi 1 miliard lekë më shumë se viti 2017. Politika e rritjes së akcizës për duhanin në Shqipëri parashikohet të vijojë edhe në vitet në vijim.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria dhe Kosova aplikojnë vetëm akcizë mbi sasinë e jo mbi vlerën e cigareve dhe norma e akcizës është më e vogël, me përjashtim të Maqedonisë.

Rritja e akcizës për duhanin

2017 5 750 lekë/1 000 copë

2018 5850 lekë/1000 copë

2019 6000 lekë/ 1000 copë

2020 6250 lekë /1000 copë

Normat e akcizës në rajon 2018

Shqiperi 43.8 euro për 1000 copë

Kosove 45 euro për 1000 copë

Mali i Zi 77.2 euro për 1000 copë

Maqedoni 26.5 euro për 1000 copë

Serbi 56.4 euro për 1000 copë

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 1 korrik 2017

Dashi Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe...
Read More