Rrjedhje gazi në shkollën 9-vjeçare të Shupenzës, asfiksohen disa fëmijë

Një rrjedhje gazi në shkollën e Shupenzës në Bulqizë ka shkaktuar asfiksi për disa fëmijë në orën e mësimit.

1-1

Picture 1 of 2

Testimi i sistemit të ngrohjes me pelet, për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi në shkollën 9-vjeçare. Gjatë provës, ka patur rrjedhje gazi nga kaldaja e godinës, duke shkaktuar asfiksi te nxënësit e 9-vjeçares.

Mësohet se 15 nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në shkollë ka rreth 120 nxënës, ndërsa ambuilancat po i drejtohen sërish shkollës për të transportuar edhe të tjerë nxënës me probleme, si dhimbje koke dhe të vjella.

Pamjet nga urgjenca

2-1

Picture 1 of 2

Këto pamje vijnë nga spitali i Bulqizës, ku të paktën 15 fëmijë të helmuar nga gazi i kaldajës së shkollës janë duke u trajtuar me urgjencë. Shumë të tjerë janë dërguar në spitalin e Peshkopisë dhe të tjerët, më lehtë, në kushte shtëpie.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gati për pushime? Zbuloni ç’ka rezervuar moti në 10 ditët e para të muajit korrik

E premtja shënoi temperaturën më të lartë deri më tani, 41.4 gradë...
Read More