Rrjeti i narkotrafikut i preu kokën për 20 mijë euro



vrasja greqi 1Dy shqiptarë janë arrestuar dhe një i tretë është në kërkim, për vrasjen e Bledar Terpollarit në Greqi. Viktima kishte mbajtur 20 mijë euro nga trafiku i kokainës

Autor i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar Bledar Terpollari, dyshohet të jetë një kushëri i tij, pjesë e një rrjeti të mirorganizuar të trafikut të narkotikëve, ndërsa koka i është prerë si dëshmi për bosin në Shqipëri, që kishte porositur krimin.

Sipas medieve në Greqi, personi i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa dy ndihmësit e tij janë arrestuar dhe akuzohen si bashkëpunëtor.

Shkak për krimin e rëndë është një shumë parash prej 20 mijë eurosh nga shitja e kokainës në Greqi dhe mos dorëzimi i këtyre parave te personi që kontrollonte rrjetin.

Hetimet, siç raportojnë mediat në Greqi, kanë zbuluar se viktima ka pasur frikë dhe ai është përpjekur të fshihej në zonat të thella në Gliki të Igumenicës.

Informacionet konfidenciale tregojnë se shqiptari kishte marrë disa paralajmërime dhe kërcënime më përpara.

Në këto 22 ditë pas vrasjes, organet greke kanë shoqëruar në polici dhe kanë hetuar dy bashkëkombës të Terpollarit, të dy 28-vjeçarë, Emiljano Nana dhe Pajtim Jaupi.

Pas urdhër-arrestit, tani ata janë edhe zyrtarisht të arrestuar me akuzën e vrasjes dhe pjesëmarrjes në krim.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim një shtetas shqiptar 27-vjeçar, i cili thuhet se është i afërm i viktimës dhe se ndoshta është larguar në Shqipëri.

Për këtë arsye, Terpollari ka shkuar në një zonë tejet të thellë malore.

“Ai ishte duke u përpjekur për t’u fshehur”, ka thënë një burim i besueshëm, por izolimi nuk mundi ta shpëtonte atë.

Sipas medieve greke, edhe kushëriri i viktimës thuhet se është i angazhuar në të njëjtin rrjet të trafikut të drogës.

Mediat greke shkruajnë se një nga autorët e arrestuar për rastin e përshkroi ngjarjen në këtë mënyrë:

“Shkuam te tre te kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e në ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Nxori një thikë dhe i preu kokën. Me pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ia tregonte atij që e kishte porositur”, citon CNN grek një nga shqiptarët e arrestuar si bashkëpunëtor në krim.

Sipas të arrestuarit, viktima kishte marrë 20 mijë euro nga shitja e kokainës, para të cilat nuk ia kishte kthyer të zotëve.

Krimi i rëndë ndodhi më 9 maj në një zonë malore të Greqisë.

Trupi i shqiptarit u gjet nga banorët e zonës dhe më pas ai u identifikua.

Policia greke në fillim ndaloi punëmarrësin dhe djalin e tij, të cilët u gjetën me armë, por më pas një person tjetër nga Shqipëria rrëfeu vrasjen duke pretenduar se ishte dëshmitar i saj.

Terpollari ishte sipas policisë greke i përfshirë në trafikun e kokainës dhe një sherr brenda grupit ka sjellë edhe largimin e tij dhe fshehjen në mal, ku është maskuar si bari.

Por grupi e ka ndjekur deri në këtë zonë, ku edhe është kryer vrasja.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Anjezat

Nga Mirela Milori Nuk pata kurajo të shkruaj sapo e pashë videon,...
Read More