Rrjeti zien: Ikja e Xhafës ka lidhje me konferencën e Saimir Tahirit

Një ditë më parë, rrjeti nisi të ziente pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë të beftë për shtyp.

Mediat raportuan se konferenca do ishte me deklarata të forta. Por më pas, Tahiri e anuloi konferencën duke e shtyrë për një ditë tjetër.

A ka lidhje kjo konferencë me largimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm? Rrjeti po zien nga spekulimet. Mes Xhafës dhe Tahirit ka pasur shumë fërkime.

“Çështja është kujt deshi me i vu prangat ministri i Brendshëm, që nuk e lanë? Ose kujt ia vuri prangat pa marrë leje?”shkruan gazetari Klodian Tomori.

Në deklaratën e tij të parë për shtyp pas disa muajsh, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se pasardhësi i tij në detyrë, Fatmir Xhafaj ia ka kaluar në akuza për policinë e kriminalizuar edhe Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Kurse Xhafaj tha se nuk i heq asnjë presje kritikave që i ka bërë Tahirit.

Xhafaj zëvendësoi Tahirin marsin e 2017-tës, pas protestave të vazhdueshme të PD-së dhe vendosjes së çadrës për tre muaj përpara kryeministrisë.

Xhafaj ka qenë një nga ministrat më të sulmuar të qeverisë Rama për shkak të dënimit të vëllait të tij për çështje droge në Itali.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ambra Angiolini, dasëm në qershor me Max Allegrin

  Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini do të martohen në qershor dhe...
Read More