Rruga e dëmtuar, banorët e Daullasit në Fier ngrihen në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor

Banorët e fshatit Daullas në Fier kanë dalë sot në një protestë ku kanë ngritur shqetësimin e tyre për rrugën që e lidh fshatin me qytetin, e cila është dëmtuar shumë dhe është bërë gati e pakalueshme.

Paraditen e sotme ata kanë bllokuar rrugën që lidh fshatrat Daullas-Grecalli-Mujalli. Në këtë aks rrugor kalojnë edhe automjetet e rënda në funksion të “by bass-it”, dhe për pasojë rruga është dëmtuar.

Banorët e zonës kanë protestuar edhe më herët për rrugën tejet të amortizuar, duke i bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë pasi kjo rrugë është e vetmja që lidh fshatin me qytetin e Fierit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dashuritë verore, 10 këshilla pas kthimit nga pushimet

Të dashurohesh në pushime: është një klasik i shkëlqyer që nga adoleshenca...
Read More