Rruga e duhur për të ndihmuar vendet në rënie

Koha për mendim të freskët rreth ndryshimit të ekonomive gjeografike

The Economist

Vala e populizmit do ende të arrijë majat. Ky është leksioni kthjellues i zgjedhjeve të fundit në Gjermani dhe Austri, ku suksesi i partive anti-emigrantë dhe anti-globalizim tregoi se një mesazh armiqësie ndaj elitave dhe të jashtmëve jehon aq fort sa kurrë më parë mes atyre që u ka ardhur në majë të hundës me statusquo-në. Është gjithashtu leksion nga Amerika, ku Donald Trump po dyfishon gjestet ndaj bazës së inatosur, së fundi duke adaptuar pozicion negociues në NAFTA, që ka më shumë gjasa ta shkatërrojë sesa të ribëjë marrëveshjen e tregtisë.

Këto kura nuk do të funksionojnë. Abdikimi i NAFTA-s do të dëmtojë në mënyrë të shpërpjesëtuar punonjës jakëblu që mbështesin z. Trump. Ashpërsimi me emigrantët nuk do të bëjë asgjë për të përmirësuar kushtet ekonomike në Gjermaninë lindore, ku 20 për qind e votuesve mbështetën partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.

Por natyra vetëhumbëse e politikave populiste nuk do të topisë joshjen e tyre. Partitë e mëdha duhet t’u ofrojnë votuesve që ndihen të lënë pas dore një vizion më të mirë të së ardhmes, një që llogarit më mirë realitetin gjeografik pas politikave të zemëratës.

Vendndodhje, vendndodhje, prirje

Teoria ekonomike sugjeron se pabarazitë rajonale duhet të zvogëlohen teksa vendet më të varfra (dhe më të lira) tërheqin investime dhe rriten më shpejt se vendet e pasura. Shekulli i 20–të e ka nxjerrë jashtë loje këtë teori: hendeqet e të ardhurave janë ngushtuar në shtetet amerikane dhe rajonet europiane. Jo më. Vendet e pasura po tërhiqen prej vendeve të varfra. Shmangia gjeografike ka pasoja dramatike. Një fëmijë i lindur në dyshemenë e 20 përqindëshit në San Franciskon e pasur ka dyfish gjasa sa një fëmijë i ngjashëm i Detroit të përfundojë në majën e 20 përqindëshit si i rritur.

Djemtë e lindur në Chelsea-n e Londrës mund të presin të jetojnë nëntë vjet më gjatë se ata të lindur në Blackpool. Mundësitë janë të kufizuara për të ngecurit në vendet e gabuara dhe ekonomia më e gjerë vuan. Nëse të gjithë qytetarët e asaj të kishin jetuar në vende me prodhimtari të lartë në 50 vitet e fundit, ekonomia e Amerikës mund të rritej dy herë më shpejt sesa është rritur.

Shmangia është rezultat i forcave të mëdha. Në shkallën e ekonomisë moderne është gjithnjë e më e rëndësishme. Kompanitë me rezerva më të mëdha të dhënash mund të trajnojnë makineritë e tyre në mënyrë më efikase; rrjeti social në të cilin të gjithë janë online është më joshësi për përdoruesit e rinj; këmbimi i aksioneve me rezervuarin më të thellë të investitorëve është më e mira për të rritur kapital. Këto kthime në shkallë krijojnë më pak firma të famshme të grumbullohen në vende të famshëm. Të gjithë të tjerët mbeten të lënë pas dorë.

Edhe pse pabarazitë rajonale zgjerohen, njerëzit po bëhen më pak të lëvizshëm. Përqindja e amerikanëve që lëvizin nga shteti në shtet çdo vit është përgjysmuar qysh prej viteve ’90.

Amerikani tipik është më i shpenguar sesa europiani mesatar, e megjithatë jeton më pak se 30 kilometra larg prindërve. Ndryshimet demografike ndihmojnë në shpjegimin e kësaj, përfshirë edhe rritjen e shtëpive me dy banues dhe nevojës për t’u përkujdesur për anëtarët e moshuar të familjes.

Fajtori më i madh janë politikat e varfra. Kostot e larta të strehimit në qytetet e pasura i mbajnë të sapoardhurit jashtë. Në Europë, pamjaftueshmëria e strehimit social i çon njerëzit drejt apartamenteve të lira. Në Amerikë, shpërndarja e licencimit të vendeve të punës me specifikë shtetërore dhe përfitimet e qeverisë ndëshkojnë ata që lëvizin. Pensioni i një mësuesi që qëndron në të njëjtin shtet mund të jetë dy herë i madh sa e një mësuesi që lëviz në mes të karrierës.

Në mënyrë çoroditëse, politikat për të ndihmuar të varfrit në mënyrë të paqëllimtë acarojnë gjendjen e vështirë të vendeve të lënë pas dore. Papunësia dhe përfitimet e shëndetit aftësojnë njerëzit më pak të punësueshëm që të mbijetojnë në vende të vështirë, ku dikur nuk do të kishin pasur zgjidhje për të lëvizur. Ndihma sociale e bën kapitalizmin më pak brutal për individët, por përjetëson problemet ku ata jetojnë.

Mirësevini në epokën e vendit

Çfarë duhet të bëhet? Një përgjigje është të ndihmohen njerëzit për të lëvizur. Vendet në lulëzim mund të bëjnë më shumë në ndërtimin e strehimit dhe infrastrukturës për të akomoduar të sapoardhurit. Përshpejtimi njohjen reciproke të kredencialeve në kufijtë mes shteteve mund t’i ndihmonte njerëzit të lëvizin aty ku ata mund të jenë më produktivë. Shterimi i vendeve tashmë në zhdukje të punonjësve të talentuar, i acaron problemet e tyre. Baza e taksës vendase gërryhet ndërsa punëtorët produktivë largohen, edhe kur ndihma sociale dhe pensionet rriten. 

Për të shmangur këto rezultate, politikanët janë përpjekur prej kohësh të forcojnë vendet e lëna në harresë me subvencione. Por të tilla “politika rajonale” kanë një rekord shabllon, në më të mirën. Karolina e Jugut joshi BMW drejt shtetit më 1992-shin dhe prej tij ndërtoi një grup automobilistik të lulëzuar.

Por fondet strukturale të BE-së rrisin rezultatet dhe ulin papunësinë vetëm aq kohë sa financimi vazhdon. Kalifornia ka 42 zona sipërmarrjeje. Asnjë nuk e ka rritur punësimin. Më mirë për politikanët është të fokusohen në përshpejtimin e përhapjes së teknologjisë dhe praktikave të biznesit nga vendet me performancë të lartë. Një politikë e ngritur konkurrence mund të reduktojë përqendrim industrial, që degradon ekonominë e dinamizmit ndërsa fokusohet te fitimet nga rritja në pak forma dhe vende. Strehimi i grupeve duke inkurajuar krijimin e fondeve private të investimit të synuar në rajone të veçanta mund të ndihmojë.

E guximshme ende do të qe zgjerimi i misionit të kolegjeve vendase. Në shekullin e 19-të Amerika krijoi shumë universitete teknike publike. Ato supozoheshin t’u mësonin praktikat më të mira fermerëve edhe menaxherëve të fabrikave në qytetet e vegjël dhe zonat rurale. Ata mund të luanin atë rol sërish sot për teknologjitë e reja, për më tepër që Gjermania ka tashmë një rrjet të institucioneve të kërkimit të aplikuar. Politikanët mund madje të mësojnë edhe nga Amazon, kërkimi i të cilit për një vend për seli të dytë ka vendosur përleshjen mes qyteteve në shpresë për të joshur kompaninë. Qeveritë mund të shpërblenin qendrat e kërkimit –në modelin e Institutit Kombëtar të Shëndetit të Amerikës dhe CERN-it të Europës –në qytete të cilët përgatisin planet më të mira për reformat e politikave dhe investimin publik. Kjo mund të ndihmonte në përhapjen e ideve të reja dhe krijimin e një incentive për vendet në nevojë për të ndihmuar veten.

Ndoshta më shumë se gjithçka, politikanët kanë nevojë për një mentalitet të ndryshëm. Për progresistët, lehtësimi i varfërisë kërkon ndihmë sociale: për liberalët, çlirimi i ekonomisë. Të dy janë të fokusuar te njerëzit. Por ndërveprimi kompleks i demografisë, mirëqenies dhe globalizmit do të thotë se është e pamjaftueshme. Lehtësimi i zemëratës së të lënëve në harresë do të thotë të kuptosh se ata vende kanë gjithaq rëndësi.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Në qeverinë e vogël, ministrat duhet të jenë personalitete, me peshë politike dhe deputetë

Nga Ervis Iljazaj Që nga fitorja e vetme e Partisë Socialiste në...
Read More