Rruga e Kombit: Erion Braçe i përgjigjet Arben Ahmetajt…!

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ishte thirrur në Komisionin e Ekonomisë për të sqaruar çështjen e tarifës në Rrugën e Kombit.

Edhe pse mungonte opozita, situata ishte e tensionuar mes vetë njerëzve të mazhorancës.

Ahmetaj theksoi disa herë që shteti po paguan interesat e kredive të marra për të paguar Rrugën e Kombit.

Kurse kreu i Komisionit, Erion Braçe iu përgjigj ashpër, duke i kërkuar që qeveria të kërkojë falje për mungesën e komunikimit për këtë çështje.

Braçe shkoi edhe më tej, kur tha se banorët e zonës duhet të përjashtohen nga kjo tarifë.

Deputeti socialist tha në fund të seancës se pagesa duhet shpallur në lekë.

Por përplasja më e madhe e tij me ministrin Ahmetaj ishte për çështjen e abuzimeve që janë bërë me fondet e Rrugës së Kombit gjatë ndërtimit të saj.

Disa herë, Ahmetaj theksoi se është abuzuar financarisht, duke përmendur kreun e opozitës, Lulzim Basha, në atë kohë ministër.

“Mëkat është abuzimi me fondet,” tha Ahmetaj.

Braçe iu kthye ashpër: “Mëkat është moskallëzimi”.

Vetë Basha ka përsëritur disa herë se nëse mazhoranca do kishte prova për abuzimet me këtë rrugë, mund t’i depozitonte te organet e drejtësisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Trafikonin vepra arti, arrestohen pas muajsh përgjime dy korçarët

  Prej operacionit që Policia e Shtetit realizoi në Korçë kundër trafikut të...
Read More