Rruga e Kombit me pagesë, kalimi i makinave pa probleme, shoqëria civile zhvendos protestën në qytet

Qytetarët e Kukësit dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë lajmëruar se do të mblidhen sot në qendër të Kukësit në orën 11:00 në protestë, një mënyrë kjo për të kundërshtuar fillimin e aplikimit të taksës në rrugën e Kombit.

Nga mesnata e deri më tani, ka hyrë në fuqi aplikimi i taksës për kalimin në Rrugën e Kombit. Mësohet se gjithcka ka filluar normalisht dhe kushdo që ka kaluar traun ka bërë pagesën e paracaktuar.

Për qytetarët e Kukësit, është caktuar një tarifë e reduktuar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit.

a898ab29-34a9-41d1-8c89-413ec88c2341e8737c05-e7f1-4871-9279-4a375a5062de

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mosbindja civile, bllokohen rrugët: Shihni fotot nga vendngjarja

    Opozita ka paralajmëruar sot përshkallëzim të protestave, duke bllokuar qarkullimin...
Read More