Rruga e Tahirit…

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot për të vendosur fatin e deputetit Saimir Tahiri.

Në votim do të hidhen dy raportet e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, njëri prej të cilëve i heq imunitetin dhe i jep autorizimin Prokurorisë së Krimeve të Rënda të arrestojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tjetri e mbron Tahirin nga arrestimi, por lë të hapur mundësitë për hetim ndaj tij.

Vetë Tahiri mbajti një fjalim të shkurtër përpara nisjes së leximit të raporteve.

“Rruga ime për të gjetur drejtësi nuk ndalet dot,” tha Tahiri.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Qeveria “Rama 2”: Shkrihen disa ministri, ja emrat që rikthehen

Socialistët do të kenë në fund të gushtit një panoramë të qartë...
Read More