RT do të regjistrohet si agjent i jashtëm në SHBA

Transmetuesi shtetëror rus, RT, ka njoftuar se do të përmbushë kërkesat e SHBA-së që të regjistrohen si agjentë të jashtëm, duke shtuar se një urdhër i tillë do të hudhet në gjyq.

RT, i njohur si Russia Today, ka thënë në një kumtesë në faqen online se Departamenti amerikan i drejtësisë, ka detyruar ata të regjistrohen si agjentë të jashtëm deri më datën 13 nëntor.

Departamenti i drejtësisë, vazhdimisht ka refuzuar të konfirmojë apo mohojë një urdhër të tillë, ata po ashtu nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë.

Kryeredaktorja, Mararita Simonyan, tha se punonjësit e televizionit mund të arrestohen nëse nuk regjistrohen në ligjin e agjentëve të jashtëm të SHBA-së.

Faqja online e televizionit e ka cituar Simonyan të ketë thënë se “ në mesin e pasojave apo regjistrimit, ne zgjedim regjistrimin. Edhe pse kategorikisht nuk pajtohem me këtë kusht”.

Ajo ka thënë se për këtë do t’i drejtohet gjykatës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 18 Korrik 2017

Dashi Efektet acaruese dhe kapriçoze të disa planeteve do të ndikojnë në...
Read More