Ruçi e mbylli seancën, opozita vijon fjalimet, Berisha e akuzon për lidhje me Met Kananin

Është bërë e zakonshme tashmë që deputetët e opozitës të bllokojnë Kuvendin me fjalimet e tyre ‘’Live” në rrjetet sociale.

Edhe sot, deri pak çaste më parë gjithçka ishte në rregull, derisa kreut të Kuvendit i ka lindur një ide ‘gjeniale’.

Pasi i ironizoi me batutën, “ju erdhi ora e Facebookut, vazhdoni në Facebook”, kreu i Kuvendit ka menduar të lërë pa lidhje interneti opozitën, e cila vazhdon fjalimet e saj live përmes FB.

Në këtë foto, mund të shihet lehtësisht se në sallën e seancës plenare është ndërprerë lidhja që mundëson internet, ndërkohë që opozita e ka gjetur mënyrën për të vijuar me qëndresën e saj.

Teksa opozita vazhdonte transmetimet live në FB me fjalimet e Petrit Vasilit dhe Dashamir Shehit, mazhoranca vazhdonte votimin.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e mbylli seancën pas votimit të ligjeve në rendin e ditës, por opozita vijon të qëndrojë duke folur përmes Facebook.

Sali Berisha e akuzoi qeverinë për lidhjet me krimin, teksa thotë se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur drogën para Europës.

“Edi Rama ka zgjedhur drogën para Europës, sepse kur kishte marrë njoftime të përsëritura nga qeveria kolumbiane për 613 kg drogë në portin e Durrësit, bëri gjithçka që ta plaçkiste, ndërroi drejtorin e portit dhe çdo veprim tjetër. Pasi dështoi totalisht u kujtua se aty kishte drogë dhe thotë se e kapin pa ndihmën e askujt ndërkohë që agjencitë e ndryshme kishin dhënë njoftime”, tha Berisha.

“Rama është rilindësi për të cilën bënte fjalë në telefonatat me të dashurën e tij Met Kanani, Eskobari tjetër. Do fitojë rilindësi, i thoshte e dashura Met Kanani, Kanani mik kishte Gramozin, por në rilindës lartësonte vetëm Ramën”, tha Berisha.

Teksa deputetët e opozitës ishin në foltoren e Kuvendit kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkoi që të hiqej dorë nga diskutimet dhe të kalohej me një herë në votim.

“Shqiptarët nuk duan fjalë po vepra, votoni sepse në secilën për zonat nga keni ardhur mezi presin investime nga rrjeti vaditës. Zoti kryetar i Kuvendit dua t’u kërkoja të hiqnim dorë nga diskutimet dhe të kalojmë menjëherë në votim”, tha Balla.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pranoi propozimin e Ballës duke kaluar menjëherë në votim, teksa opozita vijonte të fliste në foltore. Pas votimit maxhoranca iku nga salla.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kardinali Troshani dekorohet me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”

Presidenti, Ilir Meta, dekoroi sot me titullin më të lartë, “Gjergj Kastrioti...
Read More