Ruci i jep edhe një ditë kohë Tahirit, shtyhet mbledhja…

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit do të vendosë sot se çfarë qëndrimi do të mbajë Kuvendi për një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme, në këtë mbledhje do të dëgjohet kërkesa e Prokurorisë, mbrojtja e Tahirit dhe më pas dhjetë anëtarët e Këshillit, pesë nga maxhoranca dhe pesë nga opozita, do të hartojnë raportin për t’ja paraqitur seancës parlamentare.

Ka rifilluar rreth orës 15:30 mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e ndërprerë pas një pushimi disa minutësh. Pritet që në mbledhjen që po zhvillohet me dyer të mbyllura 3 prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj, Elizabeta Ymeraj si dhe Gentian Osmani do të vijojnë me paraqitjen e provave sekrete, ndërsa në përfundim të shqyrtimit të tyre do vendoset nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe pse në fillim mungoi, më pas Saimir Tahiri rikthehet në mbledhje, ndërsa fjalën e merr avokati i tij.

Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri kërkon kohë për të paraqitur mbrojtjen në këshillin e rregullores dhe mandateve. Ai thotë se i duhen 3 ditë kohë për të përpiluar mbrojtjen e nevojshme pas provave të Prokurorisë.

Fillimisht drejtuesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, prokurori Besim Hajdarmataj, i kërkoi komisionit që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit të hetimit.

Duke ruajtur sekretin e hetimit, prokurori Hajdarmataj përmendi vetëm rastin e makinës së deputetit Tahiri, që u shit te Habilajt dhe më pas, ashtu sikurse figuron në sistemin TIMS, u ripërdor nga ish-ministri Tahiri në Greqi.

Deputetët e maxhorancës kërkuan nga grupi i prokurorëve provat, që sipas tyre, inkriminojnë deputetin socialist, Saimir Tahiri. Prokurorët deklaruan se hetimi ka nisur kryesisht edhe mbi bazën e informacioneve të qarkulluara në media për përgjimet e realizuara nga pala italiane.

Duke marrë fjalën pas rreth 2.5 orësh debat mes prokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit të Mandateve, deputeti Saimir Tahiri tha se, “në 2015-ën ka bërë padi në Prokurori kundër Habilajt pas denoncimeve në media se automjeti tip “Audi” i shitur nga ai po përdorej për trafik droge, por prokuroria ka mbyllur çështjen”.

Saimir Tahiri ne shtyrje te seances se komisioni i Rregullores dhe Mandateve, kur neser paradite pritet te jepet vendimi, ka theksuar edhe nje here me shprehjen e kryeministrit Rama se nuk keni pare asgje akoma.

Jua thashë që s’keni parë gjë akoma, kur jua thashë ju duk si një mënryë e mirë për të bërë cdo lloj historie, por e them prapë që nuk keni parë asgjë akoma, jua thashë bëni durim sic po bëj unë, besoni barrën e kam shumë më të madhe se ju po bëni durim.

E vërteta do dalë në dritë dhe nuk do voonojë shumë. Unë do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në  dritë”, tha Tahiri i cili ishte i rrethuar nga mbeshtetes te shumte te cilet brohoriten ne fund te fjales se tij.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vizitë zyrtare ne Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitën e parë zyrtare si kryeministër e...
Read More