Ruli: E dija që do futemi me b… në BE, por jo duke e shitur



Genc RuliIsh-ministri demokrat, Genc Ruli, gjatë diskutimeve në grupin parlamentar të kësaj partie, u tregua i prerë kur foli për lidhjen mes Reformës në Drejtësi dhe miratimit të martesave mes homoseksualëve.

Gazeta Panorama shkruan se ai, së bashku me Arben Imamin kanë theksuar se vendi duhet të ruajë sovranitetin.

“Kam qenë dhe mbetem që duhet të jemi më sovranë në vendimet që marrim, duke mos pranuar në çdo moment vetëm mbikëqyrje dhe imponim. Këtu e kam fjalën edhe për këtë procesin e vetingut, në të cilin do të kalojnë në sitë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët. Pse duhet që ky grup, i cili do të bëjë mbikëqyrjen, të jetë kaq ndërkombëtar?”

“Ne jemi parti konservatore dhe nuk duhet të miratojmë ndryshime kushtetuese që shkojnë në një linjë tjetër. Që në fillim e kam ditur që me b… dhe me zor do të shkojmë në Europë, por jo të futemi se do të shesim b…”.

Kurse Arben Imami deklaroi: “Edhe unë jam kundër një pranie kaq të madhe të ndërkombëtarëve në procesin e reformës”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

PS humb një tjetër deputet, letra e Kostës me akuza për Ramën

Vladimir Kosta i ka nisë një letër Ramës, ku i bën të...
Read More