Rumani – Kapen 111 klandestinë në një kamion, mes tyre dhe fëmijë 2 vjeç



rumani

Policia rumune ka zbuluar dhe bllokuar në kufirin me Hungarinë 111 emigrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të një kamioni.

Sipas mediave vendase, ata po tentonin të mbërrinin në Evropën Perëndimore dhe në zonën e Shengen.

Emigrantët, të moshës nga 2 deri në 53 vjeç ishin nga vende të ndryshme, përfshirë Sirinë, Irakun, Iranin, Afganistanin, Pakistanin dhe Indinë.

Shoferi rumun i TIR, i cili u ndalua nën dyshimin për trafikim të paligjshëm të qënieve njerëzore, i tha policisë se nuk ishte në dijeni për praninë e emigrantëve në kamion.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Gjashtë anëtarë të Kryqit të Kuq vriten në Afganistan

Gjashtë anëtarë vendas të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar janë vrarë të mërkurën...
Read More