Rumani, Princ Leka dhe Elia në funeralin e Mbretit Michael I

Rumania i dha lamtumirën dje, Mbretit Michael I. Në ceremoninë shtetërore të përcjelljes së tij për në varreza kanë marrë mbi 20 mijë rumunë dhe kanë ardhur nga jashtë vendit, me dhjetra mbretër dhe trashëgimtarë të froneve të vendeve të ndryshme të botës.

2-1

Picture 1 of 21

Aty ra në sy prania e Princit Charles të Britanisë së Madhe, mbretëreshës së Spanjës etj..

Princesha shqiptare Elia Zaharia Zogu dhe princ Leka Zogu II, kanë marrë pjesë gjtihashtu në ceremoninë e lamtumirës.

Statusi i plote i Princit në Facebook:

Në lamtumirën e fundit të Mbretit Michael I të Rumanisë. Une dhe Elia patëm nderin të përfaqësojmë vendin tonë pranë Familjeve Mbretërore pjesmarrëse. Ceremonia e përcjelljes na la mbresa të jashtëzakonshme. Dashuria e popullit dhe respekti i shtetit tregon për një vend me tradita të forta, kulturë dhe emancipim. 
U prehtë në paqe Mbreti i Rumanisë!

Elia and I represented Albania at the Funeral of HM King Micheal I of Romania and we expressed our condolences to Her Majesty the Custodian of the Crown and His Royal Highness Prince Radu. 
The respect shown by the Romanian government and the love of the people in honor of King Micheal was extraordinary and shows the compassion, emancipation and culture of the Romanian people. May His Majesty Rest in Peace!

Pas kësaj ceremonie Princesha Elia Zaharia ka publikuar fotot me këtë shënim:

“Në lamtumirën e fundit për Mbretin Michael I i Rumanisë. Përcjellja madhështore nga populli dhe shteti rumun na la mbresa të veçanta! Vend me traditë që vlerëson historinë dhe kontributin e këtij Mbreti të madh! U prehtë në paqe!”

Shkruar Nga
More from Revista User

Kapet vrasësi i Devi Kasmit

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e vrasjes së Devi...
Read More