Rusët, SHBA, pranga e korrupsion: Ja ‘filmi’ që po shohin shqiptarët në politikë

 

Këto ditë mediat e majta amerikane e kanë kthyer vëmendjen tek një film ku flitet edhe për Shqipërinë. “Wag the Dog” është një komedi e zezë, ku tregohet se si një president amerikan për të devijuar vëmendjen nga një skandal seksual, inskenon një luftë me Shqipërinë.

Por ajo që po ndodh këto ditë me politikën shqiptare është më shumë se një triller. Të paktën nëse u hedh një sy portaleve, ku flitet për korrupsion, pranga, rusë dhe amerikanë.

E majta thotë se opozita po përpiqet që të shkaktojë trazira për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi.

Opozita nga ana e saj thotë se qeveria është e zhytur në korrupsion, por asnjë ‘peshk i madh’ nuk po arrestohet.

Nga ana tjetër, në këtë konflikt janë përfshirë edhe media e organizata amerikane.

Një organizatë konservatore e quajtur Judicial Watch akuzon ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu se ka përdorur paratë e takspaguesve amerikane për të vënë drejtësinë shqiptare nën kontrollin e qeverisë socialiste.

Kurse një media e majtë, “Mother Jones” shkruan se kreu i PD, Lulzim Basha është implikuar në një skandal lobimi, pas të cilit qëndrojnë rusët.

Mazhoranca beson se ky skandal do i hapë shumë probleme Bashës.

Në lojë është shfaqur një emër që shkakton konspiracion ngado: miliarderi George Soros.

Thuhet se ai qëndron pas përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të vënë nën kontroll drejtësinë.

Në një seancë të organizuar në Kongresin amerikan vitin e shkuar, ky konspiracion ishte në qendër të diskutimeve. Kryetari i nënkomisionit, kongresmeni Dana Rohrabacher ishte i ashpër me një zyrtar të asaj kohe të DASH.

Por ironia është se vetë Rohrabacher është nën akuzë nga mediat amerikane si NYTimes për lidhje me Kremlinin.

Një lëmsh apo jo?

Epo në këtë lëmsh flitet për arrestime.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla iu është ankuar amerikanëve se Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Kurse një ditë më parë, Freedom House, një OJQ me financime nga qeveria amerikane, lëshoi akuza të ashpra ndaj Metës dhe Ramës.

Ky triller ka gjasa që të prodhojë shumë lajme përgjatë muajve në vijim, sidomos tani që ka nisur edhe një sezon protestash.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Simboli i bukurisë, Monica Bellucci, akuzohet për fshehje pasurie

    Aktorja e njohur dhe seks simboli italian, Monica Bellucci ka...
Read More