Rushen Golemi, kirurgia me shpirt të lirë, tani lutet për ne nga parajsa!

 

Rushen Golemi u nda nga jeta dje, në një ditë plot bardhësi dëbore, ashtu si ishte edhe shpirti i saj, një shpirt i lirë dhe gjithmonë në shërbim të të sëmurëve.

Mjekja Rushen Golemi njihet si e para kirurge femër në Shqipëri.

E lindur në Durrës më 16 korrik 1935, për Rushenin është realizuar edhe një dokumentar në vitet ‘70-‘80, si kirurgia e parë femër në Shqipëri, ndërsa ka qenë dalluar për aktivitete sportive, sidomos në volejboll dhe atletikë.

Rushen Golemi do të ishte ndër të parat studente të degës së mjekësisë.

Rushen Golemi nuk ishte vetëm mjeke dhe kirurge e talentuar, por edhe aktiviste dhe luftëtare për të drejtat dhe lirinë. Prandaj dhe nuk mund të mos ishte edhe politikane, duke qenë ndër deputet e para në parlamenrtin pluralist.

Fjala e saj respektohej nga të gjithë, pavarësisht bindjeve partiake, pasi ajo fliste me fjalë që i buronin nga zemra.

Për ndarjen nga jeta të intelektuales, mjekes dhe ish-deputetes së Partisë Demokratike ka patur shumë reagime. Ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili shpreh dhimbjen dhe lutjen e tij per ish deputeten e kësaj partie.

Po ashtu ka reaguar edhe ish lideri i kësaj partie dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në ‘facebook’ Berisha rendit cilësitë dhe virtytet e Golemit, një ndër intelekualet e para që iu bashkua PD-së dhe që fitoi mbështetjen e të gjithëve falë punës së saj si mjeke dhe kujdesit ndaj çdo individi.

“Me themelimin e Partisë Demokratike, Dr. Rushen Golemi do të ishte ndër të parët intelektualë të shquar që do angazhohej me guxim dhe vendosmeri në mbështetje të saj dhe ne zgjedhjet e vitit 1992 do përfaqesonte me dinjitet PD në parlamentin e Shqipërisë”, shprehet Berisha.

Reagimi i Plotë i Sali Berishës:

Dr. Rrushen Golemi ndahet nga ne pergjithmone!

Te dashur miq, dje u nda jeta Dr. Rushen Golemi, ish deputete e njohur e Partise Demokratike, nje nga personalitetet me te shquara te mjekesise tone, kirurge e talentuar, pedagoge e afte, ikone e vertet e virtutit, aftesise, fisnikrise dhe suksesit ne familje, profesion, shkence, politike, e gruas shqiptare.

Pasardhese e nje familje atdhetare te njohur, kirurgia e pare e diplomuar shqiptare me aftesite, talentin, sakrificat, punen vetmohuese ne mjekimin kirurgjikal te te semureve dhe pregatitjen e studenteve dhe mjekeve te rinj, Dr Rushen Golemi do fitonte respektin e madh, dashurine dhe admirimin e te semureve dhe studenteve, kolegeve te saj por dhe te mbare shoqerise shqiptare.

Me themelimin e Partise Demokratike, Dr. Rushen Golemi do te ishte nder te paret intelektual te shquar qe do angazhohej me guxim dhe vendosmeri ne mbeshtetje te saj dhe ne zgjedhjet e vitit 1992 do perfaqesonte me dinjitet PD ne parlamentin e Shqiperise.

Ndarja nga jeta e Dr. Rushen Golemit eshte nje humbje e madhe per familjen e saj, miqte, dashamiresit e shumte, demokratet dhe mbare shqiptaret. Duke shprehur ngushellimet me te thella familjes dhe te afermeve te saj, lutem se bashku me ta qe shpirti Dr. Rushen Golemit te gjeje paqen e merituar! sb

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ianthe Rose, Modelja angleze në krahët e portierit Loris Karius

  Ianthe Rose është biondja e radhës që po ‘trondit’ portën e...
Read More