Rusi 2018, 12 arenat ku do të zhvillohen betejat

Gjithçka nis me takimin Rusi-Arabi Saudite më 14 qershor dhe përmbyllet me finalen e madhe më 15 korrik. Klubet do të vëzhgojnë me kujdes ata lojtarë që do spikasin, për t’i blerë më pas 

“Rusi 2018” pritet që të nisë shumë shpejt, ndërkohë që numërimi mbrapsht ka nisur. Gjithçka nis me takimin Rusi-Arabi Saudite më 14 qershor dhe përmbyllet me finalen e madhe më 15 korrik. Një muaj futboll dhe e gjithë vëmendja do të jetë e gjitha aty. Tifozët sigurisht që presin të gëzojnë fitoret e ekipeve të tyre, ndërkohë që klubet do të vëzhgojnë me kujdes ata lojtarë që do spikasin, për t’i blerë më pas. Por edhe stadiumet janë pjesë e spektaklit të këtij evenimenti mjaft të rëndësishëm. Në 12 stadiume pritet të zhvillohet Botërori i Rusisë dhe më poshtë kemi listuar të gjithë impiantet me të dhënat bazë, që lidhen me vendndodhjen, kapacitetin dhe sa takime të secilit nivel do të zhvillohen në to.

Stadiumet

“Luzhniki Stadium” ndodhet në Moskë dhe ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh. Do të mirëpresë ndeshje në fazën e grupeve, në 16-she, gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Botës Rusi 2018.

“Saint Petersburg stadium” ndodhet në Saint Peterburg. Aty do të zhvillohet finalja e vogël për vendin e tretë, ndeshje të grupeve, në 16-she dhe një gjysmëfinale. Kapaciteti i tij shkon në 67000 vende.

“Fisht Stadium” ndodhet në Sochi. Në të do të luhet një prej ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Botës, në grupe dhe në 16-she. Ky stadium ka një kapacitet prej 48000 ulësesh.

Në Nizhny Novgorod ndodhet stadiumi me të njëjtin emër, që ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh. Aty do të luhen ndeshje në grupe, në 16-she dhe çerekfinale.

“Samara Arena” ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh dhe ndodhet në Samara, ku do të luhen takime deri të fazës çerekfinale. Normalisht do të luhet edhe në grupe dhe 16-she.

Në Kazan do të luhet gjithashtu njëra prej çerekfinaleve të Botërorit “Rusi 2018”, veç përballjeve në grupe dhe 16-she. Emri i stadiumi, “Kazan Arena”. Kapaciteti: 45000 vende.

Në Moskë, në “Spartak stadium”, zhvillohen takime të grupeve dhe në 16-she. Ky stadium ka një kapacitet prej 45 mijë ulësesh.

“Rostov Arena” pret ndeshje grupesh dhe në 16-she. Me një kapacitet prej 45 mijë vendesh, ai ndodhet në Rostov On Don.

Në Kalinigrad, në stadiumin me të njëjtin emër, luhet vetëm takime të fazës së grupeve. Kapaciteti i “Kalinigrad Stadium” shkon në 35000 ulëse.

“Ekaterinburg Arena” pret vetëm sfida në grupet e “Rusi 2018”. Kapaciteti i stadiumit të ndodhur në Ekaterinburg është prej 35000 vendesh.

Volvogradi do të presë takime në fazën e grupeve. 45000 vende është kapaciteti i “Volgograd Arena”.

Në Saransk, në stadiumin “Mordovia Arena” me një kapacitet prej 44000, do të zhvillohen vetëm ndeshje të fazës së grupeve në Botëror.

 

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rama-Basha: Marrëveshja përfundoi, cili do të jetë vazhdimi?

Largimi i ministrave teknikë nga qeveria i dha fund “pranverës politike” dhe...
Read More