Rusi, Avionit i prishet dera dhe… hedh në tokë 3.4 ton ar

 

Nuk ndodh gjithmonë që nga qielli të bien shufra ari. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pikërisht sot në një aeroport siberian, ku një avioni An-12, që transportonte rreth 9 ton ar, i ka humbur një e treta e ngarkesës së saj, për shkak të një dere të prishur gjatë momentit kur ngrihej.

Mjeti sipas asaj që raporton Interfax, ishte nisur nga aeroporti i Yakutsk dhe aksidenti është shkaktuar si pasojë e erërave të forta.

Avioni është ulur më pas në aeroportin e Magan, 12 km nga Yakutsk, për fat pa asnjë pasojë për 5 pjesëtarët e ekuipazhit.

Të paktën 172 shufra ari, me peshë 3.4 ton, janë gjetur në pistën e aeroportit dhe në vendet përreth, ka thënë një burim i Ministrisë së Brendshme.

Vlera e mallit në avion ishte më shumë se 305 milion euro.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Meta, takim me Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë

  Sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim konsultativ...
Read More