Rusi: Me “gjasë të mëdha” është vrarë lideri i Shtetit Islamik

aero

Zyrtarë të lartë të Rusisë thanë mbrëmë se ka gjasë të mëdha që lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), është vrarë nga një sulm ajror rus.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti, se “sipas informacionit të Ministrisë së mbrojtjes, ka gjasë të mëdha se al-Baghdadi ishte vrarë kur forca ajrore ruse e ka qëlluar selinë e militantëve në pjeësn jugore të Rakës, në fund të muajit maj”.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë së pari më 16 qershor ka pretenduar se Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në sulmin më 28 maj, por kjo ende “po verifikohet nëpërmjet kanaleve të ndryshme”.

Zëvendësministri Syromolotov ngjashëm tha se përpjekjet për verifikim po vazhdojnë. Sipas tij, vrasja e liderit të Shtetit Islamik, që është parë rrallë herë, do të shënonte “sukses madhor në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar” dhe do të përhapë “frikë dhe panik” në mesin e udhëheqësve militantë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump emëron Këshilltarin e ri për Sigurinë

Lt Gen Herbert Raymond McMaster është emëruar nga Donald Trump si Këshilltar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.