Rusia i quan të paligjshme sulmet ajrore amerikane në Siri

kremlin

Anëtarët e Këshillit të sigurisë së Rusisë besojnë se sulmi më i ri ajror, të cilin SHBA-të e kryen në territorin sirian ishte i paligjshëm, deklaroi të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov pas takimit të këtij këshilli me të cilin kryesoi presidenti rus Vladimir Putin, transmeton TASS.

“Pjesëmarrësit në takim diskutuan për çështje siriane duke u fokusuar në sulmet e fundit ajrore, të cilat SHBA kanë kryer në territorin sirian. Ata theksuan se hapa të tillë janë të paligjshëm dhe dukshëm pengojnë përpjekjet e drejtuara drejt zgjidhjes së krizës, veçanërisht drejt formimi të zonës së de-eskalimit”, ka thënë Peskov.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ta bëni të përshtatshme dhomën tuaj për dimër

Dimri është koha kur ju keni nevojë për ngrohtësi sidomos kur vjen...
Read More