Rusia kërcënon Perëndimin me… Satanin



rusiaBota nuk ka më iluzione: Gara e armatimeve jo vetëm që nuk është ndalur, por po bëhet më e frikshme.

Pas raportimeve se Kina ka testuar një raketë bërthamore (Dongfeng-41) kaq të frikshme, sa mund të shkatërrojë Londrën brenda gjysmë ore, ja ky vjen një lajm nga Rusia.

Sipas Mirror, ky vend po përgatitet të testojë një armë bërthamore kaq të fuqishme, sa mund të shkatërrojë një vend brenda pak sekondash.

Raketa “Satan 2” thuhet se është arma më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë dhe është e pajisur me teknologji ‘stealth’, që do të thotë se i shmanget sistemit të radarëve armiq.

Kjo armë po prodhohet me qëllimin që të mbjellë frikë në zemrat e shefave të ushtrive në Perëndim, pasi nuk ka asnjë sistem të mbrojtjes anti-raketa që mund ta ndalojë.

Emri zyrtar është RS-28 Sarmat dhe do të zëvendësojë raketat e vjetra sovjetike R-36M.

Është kaq e fuqishme sa ekspertët ushtarakë të NATO-s ia kanë vënë emrin Satan.

Mediat ruse thonë se kjo raketë do ketë disa mbushje bërthamore, duke bërë të mundur që të shkatërrojë një sipërfaqe sa ajo e Francës apo e Teksasit.

Raketa do ketë një rreze prej 10 mijë kilometrash, çka do i lejojë Moskës të sulmojë qytete europiane si Londra, por edhe qytete të mëdha amerikane.

Testimet pritet të kryhen këtë verë, ndërsa thuhet se raketa do jetë në shërbim aktiv përpara vitit 2020.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Grupi i PS debat për plehrat, Shalsi: Nuk lejohet importi për djegie

Çështja e projektligjit të importit të mbetjeve i paraqitur nga tre deputetë...
Read More