Rusia kundër zgjerimit të NATO-s në Ballkan: Kërcënon sigurinë e rajonit

Valentina Matvijenko, një deputete e vjetër dhe kryetare e Dhomës së Lartë të Dumës ruse ka shprehur shqetësimin e saj për zgjerimin e NATO-s me vende të Ballkanit, raporton TCH.

Sipas deputetes ruse, tentativat për të përfshirë edhe Maqedoninë në organizatën euro-atlantike, janë një eksperiment mjaft i rrezikshëm, që kërcënon sigurinë e rajonit dhe Europës.

Maqedonia po përpiqet të realizojë këtë eksperiment të rrezikshëm. Ky hap do të çojë drejt destabilizimit të mëtejshëm të situatës në rajon dhe do të minojë sistemin e sigurisë në Europë”, ka thënë Matvijenko.

Më pas ajo foli edhe për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e cilësuar atë si shkelje të parimeve bazë të demokracisë, pasi sipas saj u shpërfill vullneti i gjysmës së popullsisë.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, duke shpërfillur vullnetin e gjysmës së popullsisë, është shkelja më e rëndë që i bëhet parimeve bazë të demokracisë”, ka thënë Matvijenko, kryetare e Dhomës së Lartë të Dumës ruse.

Qeveritë perëndimore e shohin anëtarësimin e Ballkanit në BE dhe NATO si të vetmen rrugë për të garantuar paqe dhe siguri në rajonin e trazuar. Mali i Zi iu bashkua aleancës ushtarake vitin e kaluar dhe shpreson të anëtarësohet në BE në vitin 2025, në të njëjtën kohë me Serbinë.

Kroacia, një tjetër vend që dikur i përkiste Federatës Jugosllave, u anëtarësua në NATO në vitin 2009 dhe 4 vjet më pas në BE. Bosnja shpreson të arrijë anëtarësimin në një të ardhme të afërt, por përpjekjet e saj pengohen nga Republika Serbe, që sheh Rusinë si aleatin kryesor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kancelarja Merkel në krizë pushteti

    Pas heshtjes verore, në skenën politike gjermane po ashpërsohen tonet...
Read More