Rusia në zi kombëtare për viktimat e zjarrit. Hap dyert për ngushëllime edhe Ambasada në Tiranë

Rusia është në një ditë zie kombëtare për viktimat e zjarrit në qendrën tregtare të qytetit Kemerovo, në Siberi.

Së paku 64 vetë humbën jetën në këtë tragjedi, pjesa më e madhe e tyre fëmijë.

Ambasada e Federatёs Ruse nё Republikёn e Shqipёrisё me hidhёrim njofton qё data 28 mars 2018 ёshtё shpallur Ditё zie nё Federatёn Ruse nё lidhje me pasojat tragjike tё zjarrit nё njё qendёr tregtare “Vishnja dimërore” tё Kemerovo, qё ka shkaktuar tё paktёn 64 tё vdekur, nё shumicё fёmijё.

Libri i ngushёllimit do tё jetё i hapur nё Ambasadёn e Federatёs Ruse  tё mёrkurёn, 28 mars 2018, nga ora 12:00 deri nё 16:00 dhe tё enjtёn, 29 mars 2018, nga ora 10:00 deri nё 14:00. 

 

Mijëra njerëz protestuan një ditë më parë në Kemerovo, duke kërkuar hetim të plotë të incidentit, si dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e guvernatorit rajonal.

Të afërmit thonë, ndërkohë, se dhjetëra persona, mes të cilëve edhe fëmijë, konsiderohen ende të zhdukur. Ata kërkuan madje takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Protesta në solidaritet me viktimat e tragjedisë janë mbajtur edhe në Moskë, Shën Pjetërburg dhe qytete të tjera.

Katër persona janë ndaluar nga autoritetet për t’u marrë në pyetje në lidhje me zjarrin, përfshirë krerët e kompanisë që menaxhojnë qendrën tregtare.

Të mbijetuarit e tragjedisë dhe dëshmitarët okularë thanë se nuk kishin dëgjuar alarm për zjarrin, e se shumë njerëz ishin bllokuar pasi dyert e daljes kanë qenë të mbyllura.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arjan Konomi: Nuk besoj tek fjalia “të dua gjithë jetën”

  “Kam zgjedhur të jem beqar, i lirë e për këtë miqtë...
Read More