Rusia: Ngjarjet në Iran, çështje e brendshme

Moska zyrtare beson se protesta masive në Iran janë një çështje e brendshme e atij vendi dhe shpresohet se situata nuk do të çojë në gjakderdhje, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse.

“Kjo është çështje e brendshme e Iranit. Ne shprehim shpresën se situata nuk do të zhvillohet sipas skenarit të gjakderdhjes dhe dhunës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Protestat që shpërthyen të enjten e kaluar në qytetin e dytë të Iranit, Mashhad, janë shfaqja më e madhe e mospajtimit që kur protestat e mëdha të Lëvizjes së Gjelbër u shtypën brutalisht në vitin 2009.

Televizioni shtetëror tha se protestuesit e armatosur ishin përpjekur të merrnin disa stacione policore dhe baza ushtarake, por u përballën me rezistencë serioze nga forcat e sigurisë.

“Grupet e kundërrevolucionit dhe mediat e huaja po vazhdojnë përpjekjet e tyre të organizuara për keqpërdorimin e problemeve ekonomike dhe të jetesës së popullit dhe kërkesat e tyre legjitime për të ofruar një mundësi për tubime të paligjshme dhe ndoshta kaos”, tha televizioni shtetëror iranian.

Irani ka akuzuar SHBA dhe Izraelin se qëndrojnë prapa organizimit të protestave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur ato qesharake.

Shkruar Nga
More from Revista User

Heroi i përjetshëm…djali që u mbyt në Vlorë për të shpëtuar 2 vajzat

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë...
Read More