Rusia për hyrjen e Malit të Zi në NATO: Merrni përgjegjësinë për pasoja

kremlin

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë të premten është prononcuar për vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO.

Kjo ministri konstaton me “keqardhje të thellë” se udhëheqja e tanishme e Malit të Zi dhe promotorët e saj perëndimor megjithatë “nuk kanë dëgjuar zërin e arsyes”.

“Miratimi i akteve fundamentale që kanë të bëjnë me çështjet bazë të sigurisë nacionale përmes votimit të disa deputetëve, pa marrë mendimin e popullit të vendit, paraqet akt demonstrativ të shkeljes së të gjitha normave dhe parimeve demokratike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Investimi në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, Ministri Ahmetaj: Përmirësim i shërbimit, lehtësim i procedurave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Doganën e Hanit...
Read More