Rusia: Siria të rikthehet në Ligën Arabe

russia-japan-lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje të mërkurën për kthimin e Sirisë në grupin e Ligës Arabe, duke thënë se anëtarësia i hapte rrugë gjetjes së zgjidhjes politike për konfliktin e vendit.

“Liga Arabe mund të luajë një rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes së konfliktit. Siria është anëtare legjitime e Kombeve të Bashkuara prandaj duhet të jetë pjesë e Ligës Arabe,” tha Lavrov, në një konferencë shtypi ë kryeqytetin e Emirateve.

Por kreu i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, përjashtoi mundësinë e kthimit të shpejtë të Sirinë në grup pasi kjo duhet të vendoset nga 21 vendet anëtare, dhe gjithsesi nuk mund të lejohej pa u hedhur bazat e zgjidhjes politike të konfliktit.

Liga Arabe pezulloi anëtarësinë e Sirisë në vitin 2011 pas shtypjes së kryengritjes dhe opozicionit nga qeveria, çka solli dhe nisjen e konfliktit të rëndë. Vendet kryesore arabe mbështesnin ndryshimin e regjimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si mund të tradhtohet modelja më e paguar në botë?!

U nda nga bashkëshortja me të cilën kishte edhe dy fëmijë në...
Read More