Rusia thotë se ka vrarë qindra anëtarë të IS

Ushtria ruse ka thënë se sulmet ajërore në Sirinë lindore, kanë vrarë më shumë se 300 militant të Shtetit Islamik.

Ministri rus i mbrojtjes, ka thënë se sulmet ajërore në lindje të lumit Eufrat, kanë vrarë më shumë se 304 ushtarë dhe kanë lënduar 200 të tjerë.

Ministri po ashtu ka njoftuar se sulmet kanë goditur dhe shkatërruar një qendër të trajnimeve të grupit ekstremist.

Trupat kurde të Forcave Demoratike të Sirisë, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, po marshojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Rusia është mbështetëse e madhe e presidentit sirian, Basha Assad, trupat qeveritare të së cilët po përparojnë në provincën lindore të Deir el-Zour, me mbështetjen e sulmeve ajërore nga Rusia.

Shkruar Nga
More from Revista User

BE në panik pas fitores së Trump

Bashkimi Evropian ndodhet në panik tani me fitoren e presidencës amerikane nga...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.